Prorektorët e Kolegjit AAB Venera Llunji dhe Hasan Saliu kanë mirëpritur në takim udhëheqësit e institucionit akademik BAS (Biznis Akademija Smilevski) nga Maqedonia e Veriut, profesorin Ivan Gorgievski dhe drejtoreshën Gordana Tasevska.
Takimi pati për qëllim fillimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në të gjitha fushat si: programet studimore, shkëmbimet studentore dhe të stafit, aktivitete të ndryshme si konferenca, publikime, vizita etj.
Përveç bisedës lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, mysafirët vizituan objektin e Kolegjit AAB për të parë hapësirat e studentëve dhe kushtet e punës.