Studentja e Kolegjit AAB Valmira Gashi shënon suksesin e jashtëzakonshëm duke u punësuar në misionin e NATO-së në Poloni

27 Shtator 2024

Valmira Gashi, studente e diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, është punësuar në misionin e NATO-së në Poloni.
Ajo nisi të shënonte sukseset e para menjëherë pas diplomimit, ku filloi karrierën me një kompan kontraktuese të mbrojtjes amerikane në Kosovë.
Valmira, u caktua në Departamentin e Sigurisë, ku falë aftësive të saj në gjuhën angleze të fituara nga studimet dhe përvoja praktike gjatë tyre, realizoi përkthime të shumta verbale dhe me shkrim.
Nga viti 2019 ajo u transferua në Poloni, ku pati për detyrë zbatimin e një Programi të Kontrollit të Aksesit për 5 mijë punonjës të stacionuar në gjithë Evropën. Të njëjtën kohë Valmira vazhdoi studimet në nivelin master të cilat i përfundoi me sukses gjatë 2024.
Sot, Valmira vepron dhe jeton në Poloni ndërsa vazhdon të korr sukseset e saj, për të cilat vlerëson kontributin e Kolegjit AAB në pajisjen me aftësi gjuhësore dhe komunikuese thelbësore për suksesin në tregun global të punës.

Share: