Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë hap edicionin e 24-të – Shfaqen dy filma për studentët e Kolegjit AAB

11 Tetor 2024

Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB janë shfaqur dy filmat “Pa vend” dhe “Rrugës” nga Samir Karahoda për studentët, si pjesë e edicionit të ri të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Ngjarja u hap nga prorektorja Venera Llunji, e cila falënderoi Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëpunimin dhe organizimin e festivalit, që paraqet botën e pasur kinematografike.

Këshilltari i ambasadorit francez në Kosovë, Edouard Mayoral, shprehu kënaqësinë që ndodhet para një publiku të përbërë nga studentët. Ai e cilësoi si rast ideal për prurje të reja dhe të ndryshme mundësinë e bashkëpunimit mes ambasadës franceze dhe Kolegjit AAB.

Menjëherë pas filmave në këndin francez në Kolegjin AAB “Bistro Montmartre”, Chef Christophe përgatiti disa specialitete nga kuzhina franceze për të gjithë të pranishmit.

Share: