Gjatë javës së kaluar, në kuadër të projektit MORIN të financuar nga Bashkimi Evropian, programi Erasmus+ është organizuar  webinari me titullin “Njohja e shkëmbimeve përmes rezultateve të të nxënit”

18 Tetor 2024

Qëllimi i webinarit ishte të prezantohej projekti MORIN, aktivitetet e tij dhe të mblidheshin komente të vlefshme nga audienca në lidhje me temën.

Stafi i projektit nga kolegji AAB, i përbërë nga prof. Aida Alla, prof. Venera Llunji, Shkëlqim Miftari dhe Erëza Mehmeti, mori pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme. Gjatë webinarit, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat që lidhen me shkëmbimet studentore, duke u përqëndruar veçanërisht në njohjen e krediteve (ECTS) dhe përvojat e studentëve. Diskutimet theksuan rëndësinë e krijimit të kushteve përfshirëse në mjediset arsimore dhe nevojën për mbështetje të studentëve, në përputhje me udhëzimet e Erasmus+, për të siguruar akses të barabartë në mundësitë arsimore.  

Webinari u mbajt në kuadër të simpoziumit online me titull “Mbështetja për Akademikët për t’u bërë Edukatorë Ndërkombëtarë përmes Komuniteteve Profesionale të Mësimit”, të organizuar nga Palacký University, Olomouc, Republika Çeke. Ky simpozium shërbeu si një platformë për të ndarë njohuri dhe për të diskutuar mënyrat se si mund të përmirësohet internacionalizimi i arsimit të lartë.

Përmes pjesëmarrjes në këtë aktivitet, kolegji AAB vazhdon të forcojë angazhimin e tij për internacionalizim dhe bashkëpunim në projekte të financuara nga BE. Aktivitetet e tilla kontribuojnë në zhvillimin profesional të stafit akademik dhe krijimin e mundësive më të mira për studentët, duke nxitur kështu përfshirjen dhe diversitetin në arsim. Kolegji AAB mbetet i përkushtuar për të ofruar një arsim cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë studentët.

Share: