Profesorët e Departamentit të Gjuhës Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja mbajtën takimin e radhës për të shqyrtuar çështjet që lidhen me procesin mësimor, finalizimin dhe miratimin e planprogramit të ri të gjuhës angleze, si dhe tema të tjera relevante që kanë të bëjnë me format e vlerësimit, mbështetjen për studentët gjatë aktiviteteve këshilluese dhe atyre jashtëkurrikulare, etj.
Në takimin e radhës, profesorët do të punojnë në përpilimin e syllabuseve të programit për semestrin dhe vitin e ardhshëm akademik.