Duke trajtuar artin e origamisë studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë realizuar aktivitet të rëndësishëm në lëndën “Punë Dore me Modelim”, ku e ftuar speciale ishte Arbnora Fejza Idrizi, e cila hyri në Guinness World Records në këtë fushë.
Ajo ndau përvojat e saj me studentet e pranishme, duke treguar arritjen e saj unike me krijimin e origamit më të madh të bërë ndonjëherë.
Origami, një formë arti që kërkon precizitet dhe kreativitet është vlerësuar ndërkombëtarisht, andaj suksesi i Arbnorës është shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe talentit.
Studentet u shprehën të gatshme të bëhen pjesë e ekipeve vullnetare për realizimin e projekteve të saj të ardhshme.