Dekanati i Fakultetit Juridik dhe Zyra për Sigurimin e Cilësisë kanë zhvilluar takim me një pjesë të studentëve aktualë.
Ky takim pati për qëllim diskutimin e planprogramit dhe ndryshimet që janë bërë në sfera të ndryshme. Studentët shprehën mendimet e tyre në lidhje me atë që u prezantua nga dekanati, ndërsa folën edhe për propozime nga ana e tyre.
Pikëpamjet e studentëve kanë një rol të veçantë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së programeve të fakulteteve të ndryshme, duke qenë çdoherë në harmoni me ndryshimet që kërkohen.