Kopshti për Fëmijë “Bleta” i shtohet partnerëve të Kolegjit AAB në degën e Ferizajt

14 Shkurt 2020

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB ka shtuar edhe një partner bashkëpunimi për studentët e degës së Ferizajt. Fjala është për Kopshtin për Fëmijë “Bleta”.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, Dr.sc. Medain Hashani dhe drejtoresha e Kopshtit “Bleta”, znj. Merita Ajdini.

Përmes këtij bashkëpunimi palët janë dakorduar që të kontribuojnë në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit edukativ dhe profesional.

AAB dhe Kopshti “Bleta” për nevojat e tyre do të shkëmbejnë ekspertët dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, ndërsa po ashtu studentët e programit Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve do të mund të kryejnë praktikën profesionale në këtë institucion.

Share: