Semestri veror 19/20 nis edhe me lansimin e webfaqes së re të Kolegjit AAB

29 Shkurt 2020

Kolegji AAB, me fillimin e semestrit veror 2019/20, sot ka lansuar edhe web faqen e re. Përmes faqes sonë të re të gjithë studentët aktualë, të diplomuar por edhe studentët potencialë dhe jo vetëm, do të kenë edhe një mundësi shtesë për t’u informuar rreth institucionit tonë dhe programeve studimore që ofrojmë ne.

Webfaqja e re e Kolegjit AAB është ndërtuar që të jetë lehtësisht e përdorshme për vizitorët dhe shfrytëzuesit e saj, ndërsa rëndësi e veçantë i është kushtuar përdorimit të saj nga pajisjet mobile. Faqja jonë e re ofrohet paralelisht në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa do të pasurohet vazhdimisht me informacione dhe njoftime të reja që kanë të bëjnë me AAB-në, ndërsa do të jetë e qasshme kudo dhe në çdo kohë.

Krahas përmirësimit të pamjes vizuale dhe qasjes më të lehtë deri tek të dhënat, Kolegji AAB vazhdon më tej në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të funksionimit dhe të transparencës.

Share: