Dr. Sc.

Arta Musollaj

Zyrtare për Projekte dhe Ligjëruese

Dr. Arta Musollaj ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës (2011–2015), ndërsa në vitin 2017 ka përfunduar studimet master në Linguistikë të Aplikuar me TESOL në Universitetin e Sheffield-it. Në vitin 2022 ka mbrojtur doktoraturën dhe ka marrë titullin Doktor i Filozofisë (PhD) nga Universiteti i Sheffield-it, me temën Qëndrimet ndaj gjuhëve minoritare në Kosovë (titulli origjinal: Attitudes towards Minority Languages in Kosovo). Puna e saj kërkimore fokusohet në sociolinguistikë, me focus në qëndrimet ndaj gjuhëve, gjuhët minoritare, politikat dhe planifikimi gjuhësor, gjuha dhe pushteti, kontakti gjuhësor, si dhe roli i gjuhës në transformimin e konfliktit dhe ndërtimin e paqes.

Përvoja e saj profesionale përfshin angazhime në mësimdhënie në kuadër të Fakultetit Ndërkombëtar CITY College të Universitetit të Sheffield-it, si dhe përfshirje në hulumtim përmes South-East European Research Center (SEERC) dhe Universitetit të Sheffield-it. Aktualisht, ajo është e angazhuar në Kolegjin AAB si ligjëruese dhe si zyrtare për projekte, ku merret me zhvillimin, monitorimin dhe implementimin e tyre.

Ajo flet gjuhën shqipe si gjuhë amtare, zotëron anglishten në nivel profesional dhe ka njohuri të mira të gjuhës greke. Gjithashtu, ka aftësi në përdorimin e programeve si SPSS Statistics, ArcMap, AntConc.

Publikime:

Musollaj, Arta (2023). Attitudes towards Minority Languages in Kosovo. Disertacion i doktoratës, Universiteti i Sheffield-it.