Studentët e programit Banka, Financa dhe Kontabilitet të Fakultetit Ekonomik kanë vizituar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Kjo vizitë u organizua nga Qendra për Karrierë, ndërsa studentët u shoqëruan nga udhëheqësja e qendrës Jehona Rukovci, profesoresha Florije Miftari dhe koordinatorja Qëndresa Kukaj.
Studentët u takuan me ministrin Hekuran Murati, i cili ndau me ta informacione të vlefshme për procesin e emetimit të Bonove të Thesarit dhe Obligacioneve Shtetërore, duke theksuar rëndësinë e tyre për financimin e aktiviteteve qeveritare dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik të vendit.
Takimi përfshiu diskutime të frytshme rreth temave si: Mundësitë për emetimin e obligacioneve të gjelbërta, krijimin e bazës ligjore për themelimin e Bursës së Kapitalit, rritjen e borxhit publik për projekte kapitale etj.