Takimi i radhës mes partnerëve të projektit “WB-Edu4Migration” u përmbyll me sukses në Kolegjin AAB, ku u diskutua në detaje rreth buxhetit dhe strategjive të menaxhimit dhe zbutjes së rreziqeve të mundshme të projektit. Partnerëtshprehën angazhimin e tyre për zbatimin e suksesshëm tëprojektit, duke adresuar çdo shqetësim dhe siguruar transparencënë proceset buxhetore dhe menaxheriale.
Ky takim përmbyllës përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare tëMigrantëve, duke theksuar rëndësinë e projektit në rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat dhe vështirësitë e migracionit.