Prof. Dr. Alida Ramaj fillon ligjëratat në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të Kolegjit AAB

20 Dhjetor 2024

Prof. Dr. Alida Ramaj, një personalitet i njohur në fushën e infermierisë, ka nisur angazhimin e saj akademik në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore të Kolegjit AAB. E pajisur me titullin Doktore e Shkencave Infermierore nga Universiteti Martin-Luther në Gjermani dhe me përvojë të gjerë akademike dhe klinike në Berner Bildungszentrum Pflege në Zvicër, Prof. Dr. Ramaj sjell një kombinim të pasur ekspertize dhe përkushtimi për formimin e profesionistëve të rinj në kujdesin shëndetësor.

Ligjëratat e saj fokusohen në pajisjen e studentëve me njohuri të avancuara dhe aftësi praktike, duke u bazuar në qasjen shkencore dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes metodave të reja të mësimdhënies dhe një qasjeje ndërdisiplinore, Prof. Dr. Ramaj frymëzon studentët të zhvillojnë aftësi analitike dhe vendimmarrëse, duke synuar përmbushjen e standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor në praktikën profesionale.

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB mirëpret me ngrohtësi Prof. Dr. Alida Ramaj dhe shpreh entuziazmin e tij për kontributin e saj të rëndësishëm në avancimin e arsimit dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë.

Share: