Juridik i Përgjithshëm

Qëllimi dhe profili i programit

Misioni i programit LLB Juridik i Përgjithshëm është që të:“ofrojë arsim cilësor me në qendër studentin që përgatit profesionistët e ardhshëm ligjor me njohuri të thella teorike, aftësi praktike dhe përgjegjësi etike. Përmes metodave inovative të mësimdhënies, hulumtimit ligjor dhe angazhimit aktiv me shoqërinë, programi i aftëson studentët të adresojnë sfidat bashkëkohore ligjore, të kontribuojnë në sundimin e ligjit dhe të mbështetesin përpjekjet e Kosovës për integrim evropian”.

Me fokus në drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe reformën ligjore, programi nxit të menduarit kritik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve thelbësore ligjore. Duke e përafruar kornizën ligjore të Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, të diplomuarit e programit LLB Juridik i Përgjithshëm luajnë një rol jetik në forcimin e sistemit ligjor të Republikës së Kosovës, qeverisjes dhe drejtësinë sociale.

Objektivat që udhëheqin programin LLB Juridik i Përgjithshëm janë si në vijim:

Rezultatet e pritshme

Pas përfundimit sukses të programit LLB Juridik i Përgjithshëm, studentët do të demonstrojnё këto njohuri,  shkathtësi dhe kompetenca:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Studentët të cilët zgjedhin specializimin kriminalistikë gjithashtu fitojnë këto njohuri, shkathtësi dhe kompetenca:

PRANIMI NË STUDIME
Studimet Bachelor kanë të drejtë t’i regjistrojnë të gjithë ata kandidatë të cilët i kanë përfunduar shkollimin e mesëm, posedojnë dokumentacionin e nevojshëm si dhe përmbushin kriteret minimale të pranimit të përcaktuara nga Senati. Sipas nenit 5 të Rregullores për Studime Bachelor, kushtet për pranim në studimet Bachelor janë:

Numri i vendeve për studim
Numri i vendeve për studim sipas vendimit të AKA-së është 250 student për vit akademik.

FORMAT E VLERËSIMIT
Disa prej formave kryesore formative dhe sumative të vlerësimit të cilat aplikohen ë programin LLB Juridik i Përgjithshëm janë:

Niveli dhe grada akademike

Me rastin e përfundimit të studimeve, studentët fitojnë thirrjen akademike:
Bachelor i Juridikut – Drejtimi i Përgjithshëm (LLB).

Kohëzgjatja dhe vëllimi

Studimet në Programin Juridik i Përgjithshëm zgjasin 4 vite, 240 ECTS me gjithsej 8 semestra.Secili semestër duhet të plotësojë kuotën e 30 ECTS.

Viti I

Hyrje në të Drejtën 6 ECTS Obligative

Qëllimi i studimit të kësaj lënde është i perqendruar ne qasjen teorike fillestare dhe thelbësore lidhur me karakteristikat dhe tiparet themelore të përbashkëta të shtetit dhe të së drejtës si dhe lidhjen dhe ndikimin e ndërsjellët të tyre, përkatësisht lidhur me nocionet thelbore, fenomenet dhe dukuritë si edhe ligjshmëritë shtetërore dhe juridike.

Historia e Shtetit dhe e së Drejtës 5 ECTS Obligative

Kjo lëndë si pjesë e lendeve nga shkencat juridike-shoqërore, merret me studimin e fenomeneve shoqërore, siç janë institucionet juridike dhe shtetërore. Kjo lënde ka për qëllim të studioje shtetin dhe të drejtën si tërësi, nga këndvështrimi historik, në etapa të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë — që nga momenti i krijimit të shtetit e deri në ditët e sotme.

Sociologjia e së Drejtës 6 ECTS Obligative

Kjo lëndë ka për qëllim të nxënurit e njohurive themelore për shoqërinë dhe të drejtën, kategoritë themelore sociologjike; pajisja e studentëve me njohuri mbi proceset shoqërore dhe zbatimi i ketyre njohurive në jetën praktike, përcjellja e zhvillimeve bashkëkohore lidhur me ecuritë dhe proceset sociale,strukturen modifikuese shoqërore ristratifikimin dhe funksionalizimin e tij, etj.

Gjuhë e Huaj I 6 ECTS Obligative

Qëllimi kryesor i lëndës së (gjuhës angleze I) është që të mësojnë dhe t’i përvetësojnë katër shkathtësitë themelore të anglishtes që janë si në vijim: të lexuarit, të kuptuarit, të shkruarit dhe atë të folurit, gjegjësisht të komunikuarit në një nivel që i përshtatet njohurive, aftësive dhe nivelit të tyre studimor.

Shkrim Akademik 7 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës “Shkrim akademik” është: të trajnojë studentët për mënyrën e duhur të organizimit të ideve dhe argumenteve, përmes formave të ndryshme të shkrimit akademik, si ese, raporte dhe projekte kërkimore. Të zhvillojë aftësi krijuese duke u mbështetur në argumente të forta dhe burime relevante, etj.

Semestri II
Historia e Shtetit dhe e së Drejtës Shqipëtare 5 ECTS Obligative

Historia e shtetit dhe e drejtës shqiptare, përfshinë periudhën e zhvillimit të shtetit dhe të drejtën shqipëtare që nga periudha kohore në Iliri e deri në rënjen e sistemit socialist dhe ndërtimin i shtetit demokratik në Shqipëri. Ndërmjet, këtyre fazave të zhvillimit do të fokusohet në shtetin dhe të drejtën në Epir, Principatat feudale Shqiptare, shtetin dhe të drejtën në kohën e Skënderbeut, Shpalljën e pavarësisë së Shqipërisë,periudhene dy luftrave boterore e deri në ramjen e komunizmit dhe zhvillimit e viteve të 90- ta tek shqipëtaret etj.

Interpretimi i së Drejtës 5 ECTS Obligative

Qëllimi i studimit të lëndës është i perqendruar ne njohuri teorike dhe praktike lidhur me interpretimin e normes në përgjithësi, dhe në veçanti për sqarimin dhe kuptimin e saktë të normave juridike. Lënda mundëson stuidimin lidhur me procesin e zbatimit të normes, organet që bëjnë interpretimin, duke përfshirë ato shtetërore dhe joshtetërore, përkatësisht interpretimin e organeve legjislative, organeve gjyqësore, organeve administrative, si dhe subjekte të tjera joshtetërore, etj.

Bazat e Sistemit Gjyqësor 5 ECTS Obligative

Lënda “Bazat e Sistemit Gjyqësor” ka për qëllim parësor që studentëve në studimet themelore t’u ofrojë njohuritë themelore për sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Qëllimi i studimit të kësaj lënde të re është që studentët e niveli Bachelor të fitojnë njohuri të avancuara mbi parimet dhe institutet themelore të Sistemit gjyqësor.

Gjuhë e Huaj II 5 ECTS Obligative

Qëllimi kryesor i lëndës së gjuhës angleze II është që të mësojnë dhe t’i përvetësojnë katër shkathtësitë themelore të anglishtes që janë si në vijim: të lexuarit, të kuptuarit, të shkruarit dhe atë të folurit, gjegjësisht të komunikuarit në një nivel që i përshtatet njohurive, aftësive dhe nivelit të tyre studimor.

Metodologjia e Hulumtimit Shkencor 6 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës “Metodologjia e kërkimit shkencor” është t’i aftësojë studentët të bëjnë planifikim dhe hartim të pavarur të punës kërkimore-shkencore, duke filluar nga formulimi i pyetjeve kërkimore, përpilimi i hipotezave, aplikimi i metodave të ndryshme kërkimore, përdorimi dhe citimi i burimeve relevante si dhe nxitja e të mesuarit mbi vlerësimin kritik i argumenteve ligjore.

Bazat e Informatikës 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës Bazat e Informatikës është që t’u ofrojë studentëve njohuri themelore në fushën e informatikës dhe teknologjisë së informacionit, duke u përqendruar në aplikimin e tyre praktik në profesionin juridik. Lënda synon të zhvillojë aftësitë themelore të studentëve në përdorimin e programeve kompjuterike të zakonshme, në menaxhimin e informacionit digjital, si dhe në aplikimin e mjeteve teknologjike për përpunimin dhe analizën e të dhënave.

E drejta Private Romake 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës “E Drejta Private Romake” është: T’u ofrojë studentëve njohje të përgjithshme lidhur me parimet fundamentale të së Drejtës Private Romake; Të inkurajojë studentët të njohin sistemin juridik më të rëndësishëm të botës së lashtë- E Drejta Romake dhe pranimin e këtij sistemi në botën moderne; T’i mësojë studentët lidhur me elementet bazë të instituteve të ndryshme të së drejtës romake, etj.

Hyrje në Ekonomi 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i kësaj lënde është njoftimi i studentëve me konceptet bazë te ekonomisë në përgjithësi duke perfshirë mikroekonominë dhe makroekonominë; të nxit të kuptuarit e vendim-marrjes ekonomike dhe faktorëve lidhur me këtë. Si synim mbëtet gjithashtu analiza margjinale dhe kostot oportune; të kuptojnë natyrën dhe funksionimin e tregut të produkteve; të kuptojnë natyrën dhe funksionimin e tregut të faktorëve, etj.

Administrimi i Punës në Zyre 4 ECTS Zgjedhore

Lënda Administrimi i Punës në Zyrë ka për qëllim të përgatisë studentët për t’u angazhuar me sukses në rolet e administratës zyrtare. Ajo fokusohet në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave të nevojshme për të operuar efektivisht në mjediset administrative dhe për të kontribuar në përmirësimin e proceseve organizative.

Viti II

E drejta Administrative 5 ECTS Obligative

Qëllimi i studimit të kësaj lëndë është përqendruar në qasjen teorike dhe praktike të njohjes dhe transformimit të marrëdhënieve shoqërore në mes të administratës dhe shoqërisë në përgjithësi dhe të atyre juridike administrative në veçanti. Kjo qasje vë theks të veçantë në institutet më të rëndësishme që studiohen në shkencat administrative.

E Drejta Civile e Përgjithshme 6 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse të parimeve dhe koncepteve themelore të së drejtës civile, duke u përqendruar në institutet themelore të saj, e që janë, instituti i kontratës, testamentit dhe pronësisë, si dhe trajtimin e të drejtave relative dhe absolute, subjektet dhe objektet e marrëdhënieve juridike civile dhe elementet e pavlefshmërive absolute dhe relative, etj.

E Drejta Penale I 5 ECTS Obligative

Në kuadër të lëndës studimet do të përqendrohen që nga zhvillimi i të drejtës penale përgjatë historisë për të vijuar me burimet, interpretimin dhe zbatimin e normave penale – juridike, elementet e veprës penale dhe ndarjen e tyre, përgjegjësinë penale dhe cilësitë psikike, përjashtimin e kundërligjshmërisë, bashkimin e veprave penale, bashkëpunimi, sanksionet penale dhe masat e trajtimit të detyrueshëm, pasojat juridike të dënimit dhe shuarja e dënimit, etj.

E Drejta Kushtetuese I 5 ECTS Obligative

Lënda E Drejta Kushtetuese I, ka për qëllim përvetësimin e dijenive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e zhvillimit historik të konstitucionalizmit sikundër që në trajtimin e subjekteve në marrëdhëniet juridiko kushtetuese dhe në përdorimin e metodave juridiko kushtetuese.

E Drejta Familjare 5 ECTS Obligative

Në këtë lëndë, përmes aktiviteteve në kuadër të metodologjisë së mësimdhënies, studentet të avancohen dhe zhvillohen me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat për familjen, etapat e zhvillimit të familjes, konceptet për familjen, martesën, raportet fëmijë prindër, raportet pasurore në familje, përkujdesja e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe zhvillimet shoqërore me refleksion në familje.

Qeverisje Lokale 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i studimit të kësaj lëndë është përqendruar në qasjen teorike dhe praktike lidhur me dispozitat juridike, kartat dhe konventat ndërkombëtare, si dhe praktikat e qeverisjes së mirë që referohen fushës së vetëqeverisjes lokale në Kosovë por edhe më gjerë. Lënda përfshinë parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të vetëqeverisjes lokale, kuptimin e vetëqeverisjes lokale, aspektet kushtetuese të vetëqeverisjes lokale, etj.

Retorika dhe shkrimi juridik 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës “Retorika dhe shkrimi ligjor” është t’u mësojë studentëve parimet e retorikës dhe aplikimin e tyre në shkrimin ligjor. Studentët do të mësojnë të krijojnë dokumente të ndryshme ligjore, të analizojnë argumentet ligjore dhe të komunikojnë qartë dhe bindshëm në kontekste juridike.

E drejta për Migracion dhe Refugjatë 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës është të ofrojë një bazë të fortë teorike dhe praktike mbi konceptet kryesore të migracionit dhe refugjatëve, si dhe të analizojë legjislacionin ndërkombëtar dhe atë kombëtar që i rregullon këto fusha. Studentët do të fitojnë njohuri të thelluara mbi të drejtat dhe detyrimet e migrantëve dhe refugjatëve, proceset juridike për azil dhe mbrojtje ndërkombëtare, etj.

Semestri IV
E Drejta e Procedurës Administrative 6 ECTS Obligative

Studimi i lëndës E drejta e Procedurës Administrative përfshinë dy fusha të veçanta: procedurën administrative dhe konfliktin administrativ që përbëjnë objektin themelor të studimit të së ashtuquajturës pjesës formale (procedurale) të së drejtës administrative. Lënda ka për qëllim që të kuptohen, shpjegohen dhe analizohen çështjet që kanë të bëjnë me nocionet dhe institutet e së drejtës administrative procedurale.

E Drejta Sendore 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse të parimeve dhe koncepteve themelore të së drejtës sendore, duke u përqendruar në institutet themelore të saj, e që janë, instituti i posedimit, pronësisë, servitutit dhe pengut si dhe trajtimin e të drejtave sendore si absolute, të cilat janë: e drejta e pronësisë, pengut, servitutit, barrës sendore, ndërtimit dhe parablerjes, etj.

E Drejta Penale II 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është që studentëve t’iu ofrohen njohurit shkencore si dhe aftësi praktike në lidhje me veprat penale konkrete – elementet e posaçme, përkatësisht, figurën e veprave penale. Në këtë kuptim studentëve do tu ofrohen njohuri, ashtu që në mënyrë konkrete të kuptojnë elementet e posaçme të secilës vepër penale sipas radhitjes nëpër kapitujt përkatës në kodin penal.

E Drejta Kushtetuese II 5 ECTS Obligative

Lënda ka për qëllim përvetësimin e njohurive teorike dhe shkathtësive praktike të studentëve, të cilat mundësojnë ndërtimin e mëtejmë të kompetencave në fushën e të drejtës kushtetuese, me fokus të vecantë në njohjen e parimeve kushtetuese të ndërtimit të shtetit të Kosovës, përfshirë organizimin dhe funksionimin e institucioneve shtetëore, ndarjen e pushteteve, rolin e institucioneve të pavarura, përfshirë atë të Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, etj.

Kriminalistikë 5 ECTS Obligative

Kjo lëndë ka për qëllim të nxënurit e njohurive themelore nga ana e studentëve për kriminalitetin, llojet, modalitetet e krimit, menyren e zbulimit dhe metodat e sigurimit të provave si dhe taktikat e zbulimit dhe ndriçimit të ngjarjeve të dyshuara kriminale, me çëllim të zbulimit e kapjes së kryesit si dhe sjelljen e tin para organeve të Drejtësisë.

E Drejta e Mjedisit 4 ECTS Zgjedhore

Qellimi i kësaj lënde është që t’iu ofrohen studentëve njohori fillestare për rregullimin juridk te mjedisit biofizik, natyror, ajrit, tokës, ujrave, shëndetit të njeriut, vlerave dhe trashegiminë kultororë, shkencore dhe shoqërore. Mjedisi është një bashkveprim i faktoreve natyrorë dhe shoqëror. Për t’i mbijetuar kohës, njeriut i është dashurë që t’i përshtatet mjedisit ku jeton dhe ta ndryshojë në menyrë që të bëj më të përshtatshëme për ekzistencën e vet.

Etika Ligjore dhe Profesionale 4 ECTS Zgjedhore

Etika Ligjore dhe Profesionale studion parimet morale që udhëheqin profesionistët e drejtësisë, si ndershmëria, paanshmëria, konfidencialiteti dhe përgjegjësia. Ajo synon ruajtjen e integritetit profesional, shmangien e konfliktit të interesit dhe garantimin e sjelljes etike në ushtrimin e detyrës ligjore.

E Drejta e Medias 4 ECTS Zgjedhore

Përmes aktiviteteve në kuadër të lëndës, studentet do të avancohen dhe zhvillohen me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat për te drejtën e lirisë së shprehjes dhe liria e mediave, mediat dhe sistemi gjyqësor, shpifja, fyerja dhe privatësia, shpifja, fyerja dhe privatësia, raportimi nga gjykata, e drejta e qasjes në informacione publike, mbledhja e informacioneve, mbrojtja e të miturëve në media, etj.

Viti III

E Drejta e Detyrimeve I 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është që studentëve të vitit të tretë të Fakultetit Juridik t’u ofroj njohuri mbi të drejtën detyrimore kryesisht mbi detyrimet. E drejta e detyrimeve për studentët do të ofron njohuri të shumëta dhe të rëndësishme në lidhje me objektin e detyrimeve, parimet e detyrimeve, në lidhje me llojet e ndryshme të detyrimeve, demët etj.

E Drejta e Procedurës Civile I 5 ECTS Obligative

Përmes aktiviteteve në kuadër të lëndës, studentet do të avancohen dhe zhvillohen me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat për shqyrtimet e përgjithshme, parimet e procedurës kontestimore, subjektet e procedurës kontestimore, kompetenca e gjykatave në procedurë kontestimore, palët dhe përfaqësimi i tyre, veprimtaria e subjekteve të procesit kontestimor, etj.

E Drejta e Procedurës Penale I 6 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri të thelluara mbi konceptet themelore të së drejtës së procedurës penale në pjesën e saj të përgjithshme dhe parimeve themelore të cilat rregullojnë procedurat penale. Me ne detaje do te mesojne mbi rolin dhe përgjegjësitë e subjekteve të ndryshme në proces gjyqesore, etj.

E Drejta Ndërkombëtare Publike 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës E Drejta Ndërkombëtare Publike ´është shpjegimi dhe të kuptuarit e nocionëve të së drejtës ndërkombëtare publike, emërtimi, përkufizimi, dhe subjektet e së drejtës ndërkombëtare publike. Ky program do të fokusohet në mësimin e raportëve juridiko-publike ndërmjet shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe në instancë të fundit edhe individin.

Kriminologji 5 ECTS Obligative

Qëllimi i studimit të lëndës është që studentët të aftësohen rreth çështjeve të cilat kanë të bëjnë fillimisht me kuptimin e kriminologjisë dhe lëndën e studimit, për të vijuar më tej me metodat e studimit në kriminologji, raportin e kriminologjisë me shkencat tjera të cilat merren me studimin e kriminalitetit dhe historikun e mendimeve mbi kriminalitetin, që nga kohërat më të vjetra deri në ditët e sotme.

Klinika Juridike Civile 4 ECTS Zgjedhore

Përmes aktiviteteve në kuadër të lëndës, studentet do të avancohen dhe zhvillohen me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat për aktet juridike si Padia, Kontrata, Aktgjykimi, Ankesa, Revizioni, Kundërpadia dhe zhvillimet shoqërore dhe teknologjike me refleksion në praktiken juridike civile.

E Drejta Trashëgimore 4 ECTS Zgjedhore

Në kuadër të lëndës, studentet do të avancohen dhe zhvillohen me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat për trashëgiminë, nocionet e trashëgimisë, etapat e zhvillimit, radhët e trashëgimtarëve, pjesa e domosdoshme, testamenti, Kontrata për mbajtje të përjetshme dhe procedura e shqyrtimit të trashëgimisë dhe zhvillimet shoqërore me refleksion në trashëgimi.

Barazi Gjinore dhe Drejtësi 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës është të ofrojë studentëve njohuri dhe aftësi për të kuptuar dhe analizuar kompleksitetin e barazisë gjinore në kontekstin ligjor në menyrë që të zhvillojë një kuptim më të thelluar të koncepteve të barazisë gjinore dhe drejtësisë. Lënda synon të eksplorojë sesi ligjet, politikat dhe praktikat vendore dhe ndërkombëtare ndikojnë në promovimin ose kufizimin e të drejtave për mundësi të barabarta.

Semestri VI
E Drejta e Detyrimeve II 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është të zhvillojë njohuritë e studentëve në fushën e detyrimeve, duke trajtuar pyetje si përse premtimet dhe detyrimet zbatohen si kontrata dhe si ndikojnë në marrëdhëniet e përditshme detyrimore. Lënda thekson analizën e thelluar dhe kritike të detyrimeve në legjislacionin vendor, kryesisht Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme dhe marrëdhëniet e biznesit kontraktues.

E Drejta e Procedurës Penale II 6 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri të thelluara mbi aspektet e veçanta të procedurës penale, duke përfshirë fazat e procedures penale. Kjo lëndë synon të pajisë studentët me njohuri të avancuara për zbatimin e ligjeve procedurale në raste specifike, zhvillimin e aftësive për të analizuar dhe përgatitur shkresat penale dhe vendimet gjyqesore.

E Drejta e Procedurës Civile II 5 ECTS Obligative

Përmes aktiviteteve në kuadër të lëndës, studentet do të avancohen dhe zhvillohen me njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat për ndërprerjen dhe vazhdimin e procedurës, mos respektimi i gjykatës, përfundimi i procedurës kontestimore me veprimet e palëve, përfundimi i procedurës kontestimore me vendim të gjykatës, procedura sipas mjeteve të goditjes vendimeve, mjetet e rregullta të goditjes, mjetet e jashtëzakonshme të goditjes, etj.

E Drejta e Bashkimit Evropian 5 ECTS Obligative

Lënda ka për qëllim që studentit t’i ofrojë njohuritë e nevojshme mbi parimet dhe rregullat themelore të së Drejtës së Bashkimit Evropian si dhe burimet dhe mekanizmat kryesor institucional të saj. Theks i veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrit ligjor dhe institucional të Bashkimit Evropian që nga zhvillimet e saj embrionale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme, etj.

Penologji 5 ECTS Obligative

Qëllimi i studimit të lëndës është njohja e studentëve ne lidhje me faktin se lufta për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit nuk është e mjaftueshme nëse trajtohet vetëm në bazë të sanksioneve penale, veçanërisht atyre me heqje të lirisë, por edhe përmes metodave, masave dhe mënyrave të tjera, si: masat e shërimit të detyrueshëm, masave siguruese, masave edukative, lirimin me kusht, ndihmën post-penale, risocializimin, etj

E Drejta e Privatësisë 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës është t’i informojë studentët me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar që rregullojnë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, duke analizuar parimet e mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtat e subjektit të të dhënave. T’i inkurajojë studentët të diskutojnë dhe të vlerësojnë sfidat e privatësisë në epokën digjitale, duke përfshirë ndikimin e teknologjive të reja, si Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT) dhe mbikqyrja teknologjike, etj.

Klinika Juridike Penale 4 ECTS Zgjedhore

Lënda ka për qëllim që të familjarizoj studentët me pjesën teorike dhe praktike në fushën Penale, Procedurale dhe Kriminalistike, duke vlerësuar se studentët deri në këtë fazë të studimeve kanë arritur ti kuptojnë, institutet, parimet, fazat, metodologjitë nga e Drejta Penale nga e Drejta e Procedurës penale, Kriminalistika , Kriminologjia permes aktiviteteve praktike në laboratoret dhe sallat e simulumit, perpilimin e parashtersave, ankesave, vendimeve etj.

Administrimi Elektronik 4 ECTS Zgjedhore

Kjo lëndë ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi të thelluara në administrimin elektronik, duke siguruar që ata të jenë të përgatitur për të përdorur sisteme dhe teknologji elektronike në mjediset administrative. Lënda synon të zhvillojë një kuptim të mirëfilltë të koncepteve të qeverisjes elektronike dhe sistemeve të informacionit, etj.

Viti IV

E Drejta Ndërkombëtare Private 6 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës “E Drejta Ndërkombëtare Private” është studimi i marrëdhënieve juridike private që përmbajnë element të huaj, i cili mund të shfaqet në subjekt, objekt, si dhe në të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga këto marrëdhënie. Lëvizja e njerëzve, mallrave, kapitaleve, krijimtarisë intelektuale dhe ideve është sot një dukuri e rregullt dhe një karakteristikë e rëndësishme e botës bashkëkohore – dhe padyshim edhe e së ardhmes. Këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt në fushën e së drejtës ndërkombëtare private. Në kushtet aktuale të zhvillimit të shoqërisë, paraqitja e elementit të huaj është dukuri e shpeshtë.. Prandaj, njohuritë e fituara nga kjo lëndë do t’i bëjnë studentët më të aftë dhe më kompetentë në profesionin e tyre.

Mjekësi Ligjore 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është të ofrojë njohuri tё përgjithshme për studentët në lidhje me konceptet bazë të Mjekësisë Ligjore, duke përfshirë procedurat e investigimit mjeko ligjor, ne çështje penale dhe civile, te zhvillojë njohuritë lidhur me dëmtimet trupore, lidhur me traumën dhe vdekjen, me theks të veçantë në pasurimin e njohurive mbi çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet mjekoligjore në Kosovë.

E Drejta Komerciale 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është ti pajis studentët me njohuri nga e drejta komerciale si bazë për mësimin e rregullave juridike për ushtrimin e ndonjë veprimtarie të caktuar tregtare. Gjithashtu të rregullojë të drejtat, marrëdhëniet dhe sjelljen e individëve dhe bizneseve që merren me tregti dhe shitje dhe vendosja e rregullave për kontratat tregtare, duke siguruar qartësi dhe drejtësi në marrëveshjet e biznesit.

E Drejta Kontraktore 5 ECTS Obligative

Lënda E Drejta Kontraktore trajton rregullat dhe parimet që rregullojnë marrëveshjet ndërmjet individëve apo subjekteve juridike. Qëllimi i saj është të sigurojë drejtësi, barazi dhe siguri juridike në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve kontraktore. Ajo ka rëndësi thelbësore në jetën civile dhe ekonomike, duke ndihmuar në parandalimin e mosmarrëveshjeve dhe garantimin e ekzekutimit të obligimeve.

E Drejta e Punës 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës “E Drejta e Punës” është që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse të parimeve dhe koncepteve themelore të së drejtës së punës, duke u përqendruar në institutet themelore të saj, e që janë, instituti i punësimit, pushimeve, sigurisë, si dhe trajtimin e të drejtave të punëtorëve në rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

E Drejta e Konsumatorit 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i lëndës është ti pajis studentët me njohuri nga e drejta e konsumatorit si bazë për mësimin e rregullave juridike për ushtrimin e ndonjë veprimtarie të caktuar tregtare. Gjithashtu qëllimi është të rregullojë të drejtat, marrëdhëniet dhe sjelljen e individëve dhe bizneseve që merren me tregti dhe shitje dhe vendosja e rregullave për kontratat tregtare, duke siguruar qartësi dhe drejtësi në marrëveshjet e biznesit.

Krimi kompjuterik 4 ECTS Zgjedhore

Qëllimi i mësimit të lëndës “Kriminaliteti kompjuterik”, është studimi dhe hulumtimi i kësaj forme të re të kriminalitetit, i cili studim paraqet interes dhe rëndësi të veçantë në çdo shoqëri. Kjo dukuri kriminale ka marrë përmasa të gjëra dhe brengosëse në shumë shtete të zhvilluara dhe në ato që pretendojnë një zhvillim tekniko-teknologjik e informatikë në gjitha sferat e jetës.

Politika e Jashtme 4 ECTS Zgjedhore

Kjo lëndë ka për qellim të zhvillojë një qasje kritike të kuptimit të mardhënieve ndërkombëtare në raport me diplomacinë. Do të trajtojë tema diplomatike si multilateralizmi, siguria kolektive, Politiken e Jashtme të Shteteve etj. Lënda ka për qëllim të ofrojë një kuptim të thelluar të teorive dhe koncepteve kryesore në politikën e jashtme, duke përfshirë rolin e diplomacisë, fuqisë shtetërore dhe interesave kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Semestri VIII
E Drejta e Arbitrazhit 6 ECTS Obligative

Kjo lëndë për qëllim ka studimin dhe interpretimin e aktëve juridike që rregullojnë procedurën e arbitrazhit që nga faza fillestare e deri te ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës në pajtim me standardët bashkëkohore evropiane dhe ndërkombëtare.

E Drejta e Pronësisë Intelektuale 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës “E Drejta e Pronësisë Intelektuale” është që të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme dhe gjithëpërfshirëse të parimeve dhe koncepteve themelore të së drejtës së pronësisë intelektuale, duke u përqendruar në institutet themelore të saj, e që janë, të drejtat e autorit, markës tregtare, patentës dhe dizajnit industrial.

E Drejta e Konkurrencës 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës “E drejta e Konkurrencës” është të ofrojë një kuptim të thellë të ligjeve dhe rregulloreve që rregullojnë praktikat konkurruese në treg. Kjo lëndë ndihmon studentët të njohin parimet e ligjit të konkurrencës dhe rëndësinë e konkurrencës së ndershme në ekonomi. Lënda ka për qëllim të kontribuon në formimin e profesionistëve të arsimuar dhe të përgjegjshëm në fushën e drejtësisë dhe biznesit.

Te Drejtat e Njeriut 5 ECTS Obligative

Qëllimi i kësaj lënde është që të hulumtohet dhe analizohet në rrafshin e së drejtës ndërkombëtare duke përfshirë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, konventat e ndryshme, etj. Lënda synon që nëpërmjet të mësuarit të arrihet edhe ndërgjegjësimi për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të cënueshme në vendin tonë dhe nëpër botë.

E Drejta Financiare 5 ECTS Obligative

Qëllimi i lëndës është njoftimi i studentëve me të hyrat publike, shpenzimet publike, taksat, doganat dhe instrumentet e mbledhjes së të hyrave si dhe njoftimi me dispozitat juridike që rregullojnë marrëdhëniet financioro-juridike. Lënda përmbam tërësinë e dispozitave juridike, me anë të të cilave rregullohen marrëdhëniet financiaro-juridike, që krijohen gjatë mbledhjes, ndarjes dhe shpenzimit të mjeteve me të cilat plotësohen nevojat mbarëshoqërore.

E Drejta e Sigurimeve 4 ECTS Zgjedhore

Lënda E Drejta e Sigurimeve ka për qëllim të ofrojë njohuri mbi raportet juridike që lindin nga kontratat e sigurimit, si dhe rregullimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit. Ajo ka rëndësi të veçantë në mbrojtjen e interesave ekonomike të individëve dhe bizneseve nga rreziqet e paparashikuara.

Siguria Nacionale 4 ECTS Zgjedhore

Kjo lëndë ka për qëllim prezentimin para studentëve të trendeve të zhvillimeve dhe ndikimeve në sigurinë Nacionale. Diskutimi e prezentimi i faktorëve e rrethanave interferuese si kërcnues i sigurisë i të gjitha niveleve, prezentim i strategjive dhe politikave të sigurisë në parandalim dhe luftim të kërnuesëve të nivelit të lartë.