Si studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Pranvera Berbatit nuk i mungonte dëshira për të eksploruar vende të reja dhe mundësi të ndryshme.
I tillë ishte edhe shkëmbimi studentor përmes Erasmus+ në NLA University College të Norvegjisë, që pasuroj jetën e saj në shumë aspekte.
Çdo ditë shërbeu si mundësi e re për të mësuar, për të krijuar miqësi dhe për të zhvilluar aftësi të reja. Pranvera, inkurajon edhe studentët tjerë të marrin pjesë në Erasmus+, për siç thotë ajo një përvojë që do ndryshoj mënyrën e të menduarit dhe të zhvillojnë aftësi të reja ndërkulturore.