Me të ftuar studiuesin dhe shkrimtarin Sali Bashota, profesorin dhe shkrimtarin Jeton Kelmendi, si dhe poeten dhe përkthyesen Fatijona Bajra, është shënuar Dita Botërore e Poezisë në Kolegjin AAB, nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Theksi i panelit ishte tek poezia, duke nisur nga ndërtimi i saj, qëndrueshmëria në kohë dhe rëndësia që përbën në çdo gjeneratë. Të ftuarit ndanë këndvështrime tejet impresive për poezinë, bazuar në përvojat e tyre të gjata dhe aspektit të krijimtarisë.
Pas panelit pati edhe promovime të poezive nga studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si: studentja Begë Gashi që recitoi poezinë e poetit Lulzim Tafa “Andrra, Leandra Llugiqi me poezinë “Hana” dhe Emir Aliu me homazhin “Biri i Kosovës” për familjen Jashari në gjuhën angleze.