Fakulteti i Shkencave Kompjuterike shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Teknologji

28 Prill 2025

Bleona Sejdiu nga kompania Swiss Innovation Hub në rolin e Full Stack Web Developer dhe Anita Gashi nga kompania Axians si Software Developer, kanë ndarë përvojën e tyre në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Teknologji, të shënuar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Bleona dhe Anita treguan rëndësinë e zhvillimit të punës praktike për studentët dhe sidomos ato të gjinisë femërore si një ndihmë e madhe në karrierën e tyre, duke shtuar se përvoja praktike u ka ndihmuar në punësimin sa më të shpejtë.

Studentët patën pyetje për të ftuarat në lidhje me hapësirën e dhënë në fushën e teknologjisë, si dhe hapat që kanë ndjekur për të depërtuar në këto kompani teknologjike.

Share: