Në kuadër të aktiviteteve akademike të Programit “Gjuhë Gjermane” në Kolegjin AAB, u mbajt me sukses një ligjëratë e hapur nga Prof. Dr. Brikena Kadzadej, e cila ndau me studentët njohuri të thelluara rreth zhvillimit dhe strukturës së gjuhës gjermane.
Në fokus të ligjëratës ishin zhvillimi historik i gjuhës gjermane, me theks në periudhat e Gjermanishtes së Vjetër dhe Gjermanishtes së Mesme të Lartë, si dhe ndikimi i Martin Luther-it në standardizimin e saj përmes përkthimit të Biblës. Prof. Kadzadej prezantoi gjithashtu aspekte të rëndësishme të linguistikës si fonetika, morfologjia dhe sintaksa, dhe ofroi një pasqyrë të dialekteve gjermane.
Studentët patën mundësinë të diskutojnë dhe të përfitojnë nga përvoja e profesoreshës në këtë fushë të rëndësishme studimore.