Diskutim: Gazetaria hulumtuese dhe të drejtat e njeriut

7 Maj 2020

Në kuadër të projektit “Journalism for tolerance”, Debate Center dhe Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, po organizojnë një diskutim, ku do të shfaqet videoja e parë e projektit, në bashkëpunim me Telegrafi.com

Pas shfaqjes së këtij episodi të mini-serisë, me temën “Qasja në ujë të pijshëm”, do të pasojë një diskutim me studentët për temën e shtjelluar në video. Ky diskutim fokusohet në rëndësinë që ka gazetaria, veçanërisht ajo hulumtuese, në të drejtat e njeriut.

Ftojmë studentët e gazetarisë në Kolegjin AAB, të bashkohen në këtë diskutim, të Mërkurën me datë: 13.05.2020, në ora: 15:00.

Share: