Kolegji AAB shënon Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit me tryezë diskutimi

24 Shtator 2025

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit 2025, Fakulteti i Gjuhëve të HuajaKolegjin AAB organizon një tryezë diskutimi më 29 shtator, ora 11:00, në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.

Pjesëmarrësit dhe qëllimi i aktivitetit

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga zyrat e përkthimit të institucioneve shtetërore dhe private në Kosovë, përkthyes profesionistë, profesorë dhe gjuhëtarë. Qëllimi është të diskutohet roli i përkthimit dhe studimeve përkthimore në zhvillimin akademik dhe profesional.

Folësi kryesor: Dr. Antony Hoyte-West

Folës kryesor në këtë aktivitet do të jetë Dr. Antony Hoyte-West, studiues ndërkombëtar në fushën e studimeve përkthimore, gjuhësisë dhe letërsisë. Ai është autor i mbi 100 botimeve shkencore, nga të cilat 41 janë të indeksuara në Scopus dhe Web of Science.

Dr. Hoyte-West ka prezantuar gjetjet e tij në mbi 70 konferenca ndërkombëtare në 22 vende dhe shërben në bordet editoriale dhe këshillimore të disa revistave shkencore, përfshirë edhe revistën shkencore të Kolegjit AAB, THESIS.

Formimi akademik

Dr. Hoyte-West ka doktoruar në gjuhësi në Universitetin e Silesisë në Katowice, ndërsa studimet master i ka përfunduar në gjuhë moderne, menaxhment, studime latino-amerikane, studime sllave dhe interpretim konferencash në universitetet St Andrews, Oxford dhe Galway.

Kolegji AAB fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë tryezë diskutimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit.

Share: