Edita Doli, ish studente e Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, është rikthyer në institucionin ku ka hedhur hapat e parë drejt karrierës së saj, duke mbajtur një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Tema e këtij bashkëbisedimi ishte “Puna dhe familja në shoqërinë moderne, si të jemi gra të suksesshme”.
Përvoja dhe rrugëtimi profesional
Gjatë bashkëbisedimit, ajo theksoi rëndësinë e përkushtimit, profesionalizmit dhe integritetit në punë, duke theksuar se suksesi vjen si rezultat i punës së palodhshme dhe vendosmërisë.
Studentët patën mundësinë të dëgjojnë përvoja personale dhe profesionale të Editës, e cila ndau rrugëtimin e saj në gazetari, sfidat me të cilat është përballur si grua dhe mënyrën se si ka arritur të balancojë karrierën dhe jetën familjare.
Aktivitet frymëzues dhe motivues
Në fund të takimit, studentët parashtruan pyetje të shumta rreth temës, ndërsa aktiviteti shërbeu si një përvojë motivuese dhe frymëzuese, duke sjellur një shembull të përkushtimit dhe suksesit në gazetari.

