Me temën “Përdorimi i gjuhës nënë në fëmijërinë e hershme”, Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, me 12 nëntor 2025 do të organizojë një webinar me profesoreshën Phd. Rrezarta Avdyli nga Poliklinika Neurofunción, Spanjë.
Eksperienca e Phd. Rrezarta Avdyli në fushën e Shkencave Sociale
Është Doktor i Shkencave në Psikologji, neuropsikologe dhe bashkëthemeluese në qendrën për Vlerësim, Diagnostikim dhe Rehabilitim Neurofunción, në veri të Spanjës/Asturias. Qasja e saj klinike është përfshirja e disa faktorëve kyç në neuropsikologji: kognicioni, sjellja si dhe emocionet që pësojnë një çrregullim për një trajtim holistik. Nga 2016 është ligjëruese ne nivelin Master në Logopedi dhe Neuropsikologji pranë UNIR University. Është bashkëpunëtore e disa shoqatave profesionale dhe korrektore shkencore në disa revista shkencore.
Linku për pjesëmarrje në Webinar përmes:
Google Meet: https://meet.google.com/mqi-tqag-yvc