Kolegji AAB ka organizuar trajnimin dy-ditor Training of Trainers (ToT) në kuadër të projektit WB-Edu4Migration, financuar nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+.
Trajnimi u zhvillua për dy ditë dhe mblodhi bashkë stafin akademik me qëllim ngritjen e kapaciteteve në planifikimin, dizajnimin dhe vlerësimin e mikro-kredencialeve.
Në ditën e parë u ofruan qasjet themelore ndaj konceptit të mikro-kredencialeve, karakteristikave të tyre dhe rëndësisë që ato po marrin në arsimin bashkëkohor.
Ndërsa në ditën e dytë pjesëmarrësit punuan në organizimin e materialeve të siguruara nga WP3, në përcaktimin e rezultateve të të nxënit dhe strukturës së kursit, si dhe në zhvillimin e aktiviteteve mësimore.
Ky trajnim ofroi mundësi të rëndësishme për bashkëpunim dhe ngritje të kapaciteteve për universitetet e rajonit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt avancimit të rrugëve inovative dhe fleksibile të të nxënit për studentët.


