Në Kolegjin AAB është mbajtur promovimi i librit nga studentja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Almedina Murina, i titulluar “Unë mbijetova dhe po rilind”.
Kjo vepër shpalos fuqinë e shpirtit të njeriut për të kaluar dhimbjen, për të qëndruar e fortë dhe për t’u rilindur përmes artit të fjalës.
Në promovim morën pjesë stafi akademik i Kolegjit AAB dhe studentët e Shkencave Sociale, të cilët përgëzuan autoren dhe vlerësuan angazhimin e saj për të sjellur një vepër të tillë.
Promovimi i librave nga studentët e AAB’së është dëshmi e zhvillimit të tyre akademik dhe profesional, gjithashtu pasqyron angazhimin e institucionit për të mbështetur talentet e reja.

