Kolegji AAB mirëpret maturantët në një aktivitet për orientim akademik dhe profesional

10 Qershor 2026

Në ambientet e Kolegjit AAB u mbajt një aktivitet i veçantë i dedikuar maturantëve nga e gjithë Kosova, me fokus orientimin akademik dhe profesional të të rinjve, organizuar nga Qendra për Karrierë.

Hapjen e eventit e bëri udhëheqësja e Qendrës për Karrierë, Jehona Rukovci, e cila mirëpriti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e informimit të hershëm për zgjedhjen e profesionit dhe rrugëtimit akademik.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin Gent Shala, konsulent për zhvillim profesional dhe procese organizative, si dhe Greta Imeri, psikologe klinike me përvojë në këshillim dhe zhvillim personal. Ata ndanë me maturantët përvojat e tyre profesionale, duke ofruar këshilla dhe perspektiva të vlefshme për ndërtimin e karrierës.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u përfshinë edhe në aktivitete interaktive, ku përmes platformave digjitale ndanë mendimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me zgjedhjen e profesionit të dëshiruar.

Ky organzimin u karakterizua nga pjesëmarrje dhe interesimi i madh i maturantëve, duke ofruar një mundësi të vlefshme për informim, diskutim dhe orientim drejt zgjedhjeve të tyre akademike dhe profesionale.

Share: