Profesori Fatmir Çollakaj realizon trajnimin e radhës në Akademinë e Drejtësisë

27 Nëntor 2025

Kolegji AAB dhe Akademia e Drejtësisë vazhdojnë të kultivojnë bashkëpunimin e shkëlqyer institucional në fushën e drejtësisë, duke kontribuar në përgatitjen profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, profesori i Fakultetit Juridik Fatmir Çollakaj, realizoi trajnimin e radhës në Programin Fillestar me gjyqtarët e gjeneratës së 14-të, një program i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët e sapo dekretuar.

Prof. Çollakaj, është një nga trajnerët më të angazhuar dhe me përvojë në Akademinë e Drejtësisë, ku prej 13 vitesh kontribuon në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e trajnimeve.

Bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Akademisë së Drejtësisë u mundëson studentëve realizimin e praktikës profesionale, duke përforcuar misionin e përbashkët të dy institucioneve në zhvillimin e sistemit të drejtësisë dhe përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar.

Share: