Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizon ligjëratë hibride mbi dramaturgjinë moderne amerikane

3 Dhjetor 2025
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Ligjeratë e hapur hibride

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka organizuar një ligjëratë hibride e cila do të zhvillohet me datën 6 dhjetor nga ora 15:30, në Sallën e Konferencave të Kolegjit AAB.

Ligjërata me temën “A Brief Survey of Modern American Drama: Eugene O’Neill, Tennessee Williams, Arthur Miller and Edward Albee”, do të udhëhiqet nga Prof. Assoc. Dr. Réka M. Cristian, ligjëruese në Departamentin e Studimeve Amerikane në Universitetin e Szeged, Hungari, një studiuese e njohur ndërkombëtarisht për kontributet e saj në letërsinë moderne amerikane, teoritë e studimeve amerikane dhe ndër-amerikane, si dhe në studimet filmike.

Kjo ligjëratë pritet të sjellë një analizë të pasur kritike dhe perspektiva të reja mbi veprat e O’Neill, Williams, Miller dhe Albee, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme akademike për diskutim dhe reflektim.

Linku për të ndjekur ligjëratën: https://meet.google.com/pyi-uftw-frx

Etiketa: ,

Share: