Studentët e Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, kanë mundësinë të aplikojnë për punë praktike me pagesë në konkursin e shpallur nga organizata joqeveritare “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë” (SHPRK).
Të drejtë aplikimi kanë studentët e diplomuar nga Fakulteti Juridik, për angazhim praktik në institucione qendrore apo lokale në Kosovë që merren me çështje pronësore.
Projekti implementohet që nga viti 2018, me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Misioni në Kosovë.
Kohëzgjatja dhe kompensimi:
– Puna praktike zgjat 10 muaj
– Kompensimi financiar është 300 euro bruto në muaj
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– CV
– Kopje e diplomës ose vërtetim për provimet e përfunduara nga Fakulteti Juridik
Të rinjtë, gratë dhe pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë.
Aplikimet dërgohen në adresat elektronike: [email protected] ; [email protected]
Për më shumë informacione, ju lutemi referojuni linkut:
https://www.facebook.com/share/p/17sfjzdyiF/?mibextid=wwXIfr