Kolegji AAB merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20- vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Dr.Ibrahim Rugova

22 Janar 2026

Zv/Rektori Ilir Bytyçi dhe prorektorja Venera Llunji, ishin të  ftuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në Akademinë Përkujtimore të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Kjo akademi përkujtimore u mbajt më 21 janar 2026, në ambientet e Institutit të Historisë “Ali Hadri”, ku morën pjesë personalitete të shumta institucionale, akademike dhe shoqërore.

Gjatë kësaj ngjarje u theksua roli i presidentit Rugova  si një udhëheqës i qetë, i përkushtuar, i cili përmes punës dhe angazhimit të tij të palodhur,  ndërtoi themelet e shtetit të Kosovës dhe frymëzoi breza të tërë për paqe, dialog dhe demokraci. 

Figura e tij mbetet simbol i mençurisë dhe vizionit për të ardhmen e Kosovës.

Share: