Në kuadër të aktiviteteve të shumta të Javës Ndërkombëtare të Stafit, sot është mbajtur punëtoria me titull “Cultural Mythbusters for Better Cross-Cultural Aëareness”, e udhëhequr nga Dovydas Buivys, Koordinator për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Šiaulių Valstybinė Kolegija.
Punëtoria mblodhi pjesëmarrës nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë interaktive për diskutim dhe reflektim mbi ndërgjegjësimin ndërkulturor dhe sfidat që lindin nga stereotipet kulturore.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit ndanë përvoja personale, diskutuan raste konkrete dhe eksploruan strategji praktike për ndërtimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës ndaj diversitetit kulturor.
Kjo punëtori kontribuoi në thellimin e dialogut ndërkombëtar dhe në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të stafit, duke reflektuar rëndësinë e ndërgjegjësimit kulturor në një mjedis gjithnjë e më të globalizuar akademik.



