Zhvillohet aktiviteti “Escape Room: HEInnovate” si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit

4 Mars 2026

Është zhvilluar me sukses aktiviteti “Escape Room: HEInnovate self-assessment tool for Higher Education Institutions”, duke sjellur një qasje inovative për pjesëmarrësit.

Aktivteti kombinoi metodologjinë e lojës dhe analizës strategjike, duke angazhuar pjesëmarrësit në një përvojë dinamike dhe bashkëpunuese. Gjatë “Escape Room” stafi akademik nga institucionet e arsimit të lartë u nda në grupe për të zgjedhur sfida dhe skenare të ndërtuara mbi komponentët e HEInnovate (mjet evropian për vetë-vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes).

Përmes kësaj metode kreative, “Escape Room: HEInnovate” jo vetëm që forcoi frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, por gjithashtu ofroi një platformë konkrete për identifikimin e pikave të forta dhe hapësirave për përmirësim në kuadër të zhvillimit institucional.

Ky aktivitet dëshmon se Java Ndërkombëtare e Stafit përveç që është një hapësirë rrjetëzimi, ofron mundësitë për inovacion, reflektim strategjik dhe avancim të arsimit të lartë në përputhje me standardet evropiane.

Share: