Kolegji AAB përmbyll me sukses Javën Ndërkombëtare të Stafit

6 Mars 2026

Kolegji AAB ka përmbyllur me sukses organizimin e Javës Ndërkombëtare të Stafit, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve partnere dhe kontribuoi në shkëmbimin e përvojave akademike dhe profesionale.

Gjatë kësaj jave u zhvilluan aktivitete të ndryshme, si ligjërata, prezantime dhe diskutime që ofruan mundësi për bashkëpunim, shkëmbim ideash dhe forcim të lidhjeve ndërinstitucionale.

Këto aktivitete krijuan platformë të rëndësishme për ndarjen e praktikave më të mira në fushën e arsimit.

Në përmbyllje të organizimit, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata mirënjohjeje si shenjë vlerësimi për kontributin e tyre gjatë kësaj jave.

AAB mbetet e përkushtuar në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional.

Share: