Kolegji AAB zhvillon punëtorinë për planifikimin e projekteve për thirrjet e vitit 2027

6 Mars 2026

Si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Stafit, është mbajtur punëtoria me temën “Project Planning for 2027 Calls”.

Qëllimi i punëtorisë ishte të ofrojë një hapësirë bashkëpunimi dhe diskutimi për planifikimin e projekteve të ardhshme, në kuadër të thirrjeve për vitin 2027.

Pjesëmarrësit shkëmbyen idetë dhe mundësitë e bashkëpunimit, duke identifikuar fushat e përbashkëta të interesit për zhvillimin e projekteve ndërkombëtare.

Gjatë punëtorisë u trajtuan edhe hapat kryesorë të procesit të planifikimit të projekteve, ndërtimi i partneriteteve ndërmjet institucioneve dhe përgatitja për aplikime të suksesshme në thirrjet e radhës.

Share: