Javën e kaluar u mbajt një aktivitet informues dhe për vlerësimin e nevojave me studentët e Fakultetit të Psikologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale. Ky takim u realizua në vazhdën e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të projektit “Krijimi i Hapësirave më të Sigurta për të Rriturit në Zhvillim në Evropën Lindore”, i cili zbatohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRT/KRCT), me mbështetjen e organizatës AMNA dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Psikologjisë.


