Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB ka organizuar një ligjëratë me të ftuar Myrvete Badivuku Pantina, me temën “Roli dhe rëndësia e profesionisteve femra në kërkime dhe hulumtime shkencore”.
Ajo ndau me studentët përvojën e saj shumëvjeçare akademike dhe profesionale, duke folur për rrugëtimin e saj në fushën universitare dhe për sfidat që ka hasur gjatë karrierës.
Ndër të tjera e ftuara theksoi edhe rëndësinë e përfshirjes së femrave në aktivitete akademike dhe kërkime shkencore, duke theksuar se kontributi i tyre është thelbësor për zhvillimin e dijes dhe avancimin e shoqërisë.
Studentët patën mundësi të dëgjojnë nga afër përvoja konkrete nga karriera e saj dhe të diskutojnë rreth mundësive që ofron angazhimi në punë akademike dhe shkencore.


