Në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, është mbajtur një ligjëratë nga profesori Narek Ghazaryan nga Armenia.
Ghazaryan është Drejtor i Komunikimit në Universitetin Amerikan të Armenisë (AUA), ndërsa angazhohet edhe në projekte ndërkombëtare që lidhen me komunikimin dhe etikën në çështje publike.
Ai ndau me studentët përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e komunikimit, duke ofruar një perspektivë ndërkombëtare mbi sfidat dhe zhvillimet në këtë fushë. Po ashtu ata patën mundësi të diskutojnë dhe të ndajnë mendimet e tyre rreth temave të trajtuara.
Ligjërata u prit me interes të madh nga studentët, të cilët ndoqën me vëmendje prezantimin dhe u angazhuan gjatë gjithë aktivitetit.


