Kolegji AAB dhe SPEEEX Education me marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve

16 Mars 2026

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me SPEEEX Education për të forcuar bashkëpunimin në trajnimin profesional dhe zhvillimin akademik të studentëve.

Marrëveshja u nënshkruar nga Dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Assit. Prof. Dr. Aida Alla, dhe Menaxherja e SPEEEX Education, Znj. Arta Buxhovi në ambjentet e SPEEEX. Kjo iniciative krijon një kornizë bashkëpunimi për ofrimin e praktikave profesionale dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike në fushën e shërbimeve gjuhësore.

Përmes këtij partneriteti, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, kryesisht të drejtimit gjermanisht, do të kenë mundësinë të realizojnë praktikën e tyre profesionale në qendrat e SPEEEX Education në disa qytete të Kosovës, duke fituar përvojë praktike në mentorim professional të stafit të Speeex dhe të profesorëve të fakultetit.

Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu punëtori, ligjërata dhe aktivitete trajnimi që synojnë forcimin e lidhjes ndërmjet mësimit akademik dhe kërkesave të tregut të punës. Po ashtu, SPEEEX Education do të kontribuojë me ekspertizë për të mbështetur zhvillimin e kurrikulave në programet e gjuhës angleze dhe gjermane.

Share: