Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë OLYMP BPO L.L.C., me qëllim krijimin e mundësive për praktikë dhe zhvillim të karrierës për studentët. Kjo marrëveshje u firmos nga Dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, prof. Aida Alla dhe Drejtori i Olymp, Jeton Aliu.
Ky bashkëpunim synon fuqizimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe tregut të punës, duke u ofruar
studentëve hapësira për angazhim në fushën e telekomunikimit në gjuhën angleze dhe gjermane si edhe
në sherbimet e teknologjisë informative. Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu aktivitete të
përbashkëta, si trajnime, ligjërata dhe punëtori tematike.
Disa nga studentët e Kolegjit AAB tashmë janë të punësuar në kompaninë OLYMP BPO L.L.C., duke
dëshmuar besimin e kompanisë në përgatitjen profesionale dhe aftësitë e studentëve të këtij
institucioni.
Përfaqësuesit e të dyja palëve e vlerësuan këtë partneritet si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të më
shumë mundësive për studentët dhe afrimit të fushës akademike me tregun e punës.


