Studentët e Kolegjit AAB vizitojnë Shoqatën Down Syndrome Kosova në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese

2 Prill 2026

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Fakultetit të Psikologjisë kanë realizuar një vizitë në shoqatën Down Syndrome Kosova, si pjesë e aktivitetit të kësaj organizate, “Ditët e dyerve të hapura”, të shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Mimoza Kamberi, Dr. Sc. Arvesa Studenica dhe Prof. Arlinda Gashi.

Kjo vizitë u zhvillua për të shënuar Ditën Botërore të Sindromës Down, duke krijuar një hapësirë të veçantë për ndërveprim dhe informim të studentëve. Ata u njohë nga afër me ambientet dhe punën e shoqatës, si dhe me pajisjet teknologjike që ndihmojnë në zhvillimin e komunikimit dhe ndërveprimit tek fëmijët.

Njëkohësisht studentët iu bashkuan fushatës “Një kartolinë për ty”, duke u angazhuar në punimin e kartolinave së bashku me fëmijët.

Kjo shërbeu si një përvojë e vlefshme për studentët, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së personave me Sindromën Down.

Share: