Fakulteti i Psikologjisë pjesë e finalizimit të projektit kundër dhunës në baza gjinore

8 Prill 2026

Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB ishte pjesë e aktivitetit përmbyllës të projektit mbi fuqizimin e të rinjve si agjentë të ndryshimit kundër dhunës në baza gjinore, organizuar nga EULEX Kosovo dhe Assist Kosovo.

Në këtë aktivitet, dekanja e Fakultetit të Psikologjisë, Arvesa Studenica, mori pjesë si folëse e ftuar, ku trajtoi rolin e edukimit në përfshirjen e të rinjve në çështje me rëndësi shoqërore, duke theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave ku studentët mund të shprehen dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive.

Një kontribut i veçantë në këtë aktivitet ishte edhe prezantimi i videos së realizuar nga studentët e Fakultetit të Psikologjisë kundër dhunës në baza gjinore, e cila reflekton angazhimin dhe ndjeshmërinë e tyre ndaj çështjeve që prekin shoqërinë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe koordinatorja e Fakultetit të Psikologjisë, Arlinda Gashi, si dhe dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Mimoza Kamberi.

Pjesëmarrja në aktivitete të tilla pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Fakultetit të Psikologjisë dhe të Kolegjit AAB në adresimin e çështjeve me rëndësi shoqërore dhe në fuqizimin e të rinjve përmes edukimit.

Share: