Psikologia Arta Abazi mban ligjëratë në Kolegjin AAB për trajnimin e autizmit tek fëmijët

11 Prill 2026

Fakulteti i Psikologjisë ka organizuar një ligjëratë mysafire me psikologen dhe terapisten për fëmijë, Arta Abazi nga “Fillo Education”, e cila në fokus të punës së saj ka intervenimin dhe edukimin e hershëm.

Ligjërata u mbajt në kuadër të lëndës “Bazat e Psikologjisë Klinike për Fëmijë dhe Adoleshentë”, ku gjatë prezantimit, u theksuan qasje të bazuara në evidencë dhe praktika të dëshmuara, duke ofruar njohuri të vlefshme për studentët.

Në këtë aktivitet, Arta Abazi ndau me studentët përvojat profesionale dhe ofroi informata të rëndësishme lidhur me sfida dhe metodat efektive në trajnimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit.

Kjo ligjëratë u përcoll me diskutim interaktiv nga studentët dhe trajtime të çështjeve relevante lidhur me spektrin e autizmit në përgjithësi.

Share: