FAQ – Pyetje të Shpeshta

A është i akredituar Kolegji AAB?

Po, të gjitha programet e Kolegjit AAB janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

 

Cilat janë programet më të kërkuara në Kolegjin AAB?

Programet më të kërkuara përfshijnë Shkencat Kompjuterike, Shkencat Shëndetësore, Arkitekturën, si dhe programet në fushën e Shkencave Sociale, si Juridiku dhe Ekonomiku.

 

A ofron AAB mundësi për studime jashtë vendit?

Po, përmes programeve Erasmus+ dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare, studentëve u ofrohen mundësi për mobilitet dhe studime jashtë vendit.

 

Sa është niveli i punësimit pas diplomimit?

Në programe të caktuara, si Shkencat Kompjuterike dhe Shkencat Shëndetësore, shkalla e punësimit arrin deri në 98%.

 

A përfshihen praktikat gjatë studimeve?

Po, të gjitha programet përfshijnë komponentë praktike, projekte reale dhe qasje në laboratorë të avancuar në fusha të ndryshme.

 

Pse është AAB zgjedhja e duhur për studime?

Kolegji AAB ofron një gamë të gjerë programesh të akredituara, infrastrukturë moderne, laboratorë të avancuar, 3 teatro, 3 biblioteka si dhe një kampus funksional dhe inovativ. Qasja akademike është më sfiduese se kudo tjetër, duke garantuar cilësi të lartë dhe mbështetje të vazhdueshme për studentët e rrjedhimisht rezultate të larta.

 

Ku punësohen të diplomuarit e AAB?

Të diplomuarit e Kolegjit AAB integrohen në tregun vendor, rajonal dhe evropian të punës, falë përgatitjes profesionale dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare të institucionit.

 

A njihet diploma e Kolegjit AAB jashtë vendit?

Po, diplomat njihen ndërkombëtarisht. Programet janë të akredituara nga AKA, e cila është anëtare e EQAR (European Quality Assurance Register for Higher Education). Kolegjit AAB është i listuar ne listën e EQAR.

 

Pse studentët e Kolegjit AAB integrohen më lehtë në tregun e punës?

Përveç studimeve, studentët kanë mundësi të zhvillojnë aftësi shtesë përmes kurseve të gjuhëve të huaja, aktiviteteve jashtëkurrikulare dhe përvojave praktike.

 

 Sa paguhen të diplomuarit e AAB?

Pagat varen nga fusha dhe tregu i punës. Në Kosovë, ato zakonisht variojnë nga rreth 650 € deri në 1500 € në muaj, ndërsa në vendet e BE-së janë dukshëm më të larta, nga 3000 deri në 5000 euro në varësi të profesionit dhe përvojës.