Në Kolegjin AAB është mbajtur sesion informues nga kompania teknologjike “Agilyti”, e cila solli në fokus mundësitë për zhvillim profesional në tregun global.
Ngjarja mblodhi një numër të madh studentësh të interesuar për teknologji, inovacion dhe zhvillim karriere.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen në detaje me qasjen e Agilyti në ndërtimin e ekipeve globale të teknologjisë, duke kombinuar fuqinë e inteligjencës artificiale me ekspertizën njerëzore.
Përfaqësuesit e Agilyti ndanë përvoja konkrete nga puna me klientë ndërkombëtarë, duke treguar për procesin e ndërtimit të ekipeve produktive dhe sfidat që hasen në industrinë globale të teknologjisë.
Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe sesioni interaktiv me pyetje dhe përgjigje, ku studentët shfaqën interes të lartë për mundësitë e punësimit, zhvillimit profesional dhe përfshirjes në projekte ndërkombëtare.
Ngjarja u përmbyll me një sesion rrjetëzimi, ku studentët patën mundësi të bashkëbisedojnë me ekipin e Agilyti, duke krijuar kontakte të reja dhe duke shkëmbyer ide rreth zhvillimit të karrierës.


