Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zhvillon ligjëratë me autoren Dearta Logu Fusaro

16 Maj 2026

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka organizuar një ligjëratë me autoren shqiptaro-amerikane Dearta Logu Fusaro, e cila prezantoi librin e saj “The Illyrian Way”.

Në këtë aktivitet, Fusaro ndau me studentët rrugëtimin dhe përvojat që e çuan drejt realizimit të këtij libri, i cili bazohet në një udhëtim disa muajsh në shtatë vende të Ballkanit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Në kuadër të ligjëratës, profesorja Uranela Demaj mbajti fjalën hyrëse, ndërsa më pas autorja foli për procesin e shkrimit dhe mesazhin që përcjell libri “The Illyrian Way”.

Ky aktivitet solli një atmosferë bashkëbisedimi dhe interesi për kulturën, historinë dhe identitetin ballkanik.

Share: