Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale

Qëllimi dhe profili i programit

Programi i studimeve BA profesional “Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale” synon të përgatisë profesionistë të aftë për të udhëhequr transformimin digjital të organizatave përmes integrimit të marketingut, analizës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale. Programi ofron një qasje ndërdisiplinore që kombinon njohuritë në ekonomi, biznes, menaxhim, marketing, teknologji digjitale dhe etikë, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë kompetenca në strategjitë e marketingut digjital, menaxhimin e mediave sociale, automatizimin e marketingut, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe optimizimin e përvojës së përdoruesit.

Programi BA profesional në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale bën pjesë në fushën e marketingut, teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale. Në mënyrë më të gjerë, ky program synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive moderne të marketingut, analizimin e të dhënave dhe përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale për të krijuar vlerë dhe përparësi konkurruese për organizatat në ekonominë digjitale.

Zgjerimi i këtyre njohurive do t’u mundësojë studentëve t’i zbatojnë ato në praktikë, duke zhvilluar aftësi analitike, kreative, teknologjike dhe menaxheriale për marrjen e vendimeve të bazuara në të dhëna. Përmes këtij programi, studentët do të aftësohen të përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë etike dhe të përgjegjshme, duke kontribuar në inovacionin, konkurrueshmërinë dhe transformimin digjital të organizatave dhe shoqërisë.

Misioni

Misioni i programit BA në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale është “t’i pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike në kombinimin e marketingut digjital, inteligjencës artificiale dhe ekonomisë digjitale. Programi zhvillon aftësi analitike, krijuese dhe kërkimore për hartimin e strategjive të avancuara digjitale, vendimmarrjen e bazuar në të dhëna dhe përdorimin e teknologjive të inteligjencës artificiale në biznes. Gjithashtu, programi promovon ndërmarrësinë, të menduarit kritik dhe përgjegjësinë etike e sociale, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik dhe proceset e digjitalizimit dhe integrimit evropian”.

Objektivat e programit të studimit

Programi i studimit BA në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale ka për qëllim të pajisë studentët me njohuri të avancuara në marketingun digjital, teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale, duke i aftësuar të kuptojnë tregjet moderne, sjelljen e konsumatorit dhe përdorimin e të dhënave në krijimin e vlerës së biznesit. Programi ndërton një bazë të fortë në ekonominë digjitale, marketing dhe analizën e të dhënave përmes lëndëve themelore, duke i trajnuar studentët në përdorimin praktik të mjeteve dhe platformave digjitale për krijimin dhe menaxhimin e fushatave të marketingut.

Përmes integrimit të inteligjencës artificiale, automatizimit dhe sistemeve CRM, studentët zhvillojnë aftësi analitike për interpretimin e të dhënave, vizualizimin e tyre dhe analizën e sjelljes së klientit për vendimmarrje strategjike. Programi promovon kërkimin e aplikuar dhe inovacionin përmes projekteve praktike dhe bashkëpunimit me industrinë, duke lidhur teorinë me praktikën dhe duke nxitur zhvillimin e zgjidhjeve moderne për sfidat e biznesit.

Gjithashtu, programi inkurajon ndërmarrësinë, kreativitetin dhe të menduarit kritik përmes punës në grup, simulimeve dhe metodave bashkëkohore të menaxhimit. Në fund të studimeve, studentët do të jenë të përgatitur për tregun e punës lokal, rajonal dhe global, duke zotëruar kompetenca digjitale, ndërkulturore dhe etike të nevojshme për sukses në ekonominë moderne.

Kujt i dedikohet programi Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale?

Programi BA në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale u dedikohet studentëve që synojnë të ndërtojnë karrierë në fushën e marketingut digjital, inteligjencës artificiale dhe ekonomisë digjitale, në një treg pune global që po transformohet me shpejtësi. Programi është i përshtatshëm për individët që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi në teknologjitë digjitale, analizën e të dhënave, automatizimin dhe komunikimin digjital, të cilat përfaqësojnë disa nga kompetencat më të kërkuara në tregun bashkëkohor të punës.

Po ashtu, programi u dedikohet studentëve që janë të interesuar për kombinimin e kreativitetit me teknologjinë dhe biznesin, dhe që synojnë role ndërdisiplinore në marketing, inovacion dhe transformim digjital. Ai ofron një formim praktik dhe të orientuar drejt industrisë, duke përfshirë projekte, aplikime reale dhe bashkëpunim me sektorin e biznesit dhe platformat digjitale.

Programi është gjithashtu i përshtatshëm për persona që synojnë të zhvillojnë kulturën e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të përshtaten me ndryshimet e shpejta të ekonomisë digjitale dhe teknologjisë, duke krijuar bazë të qëndrueshme për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

Rezultatet e të nxënit

Me përfundimin me sukses të programit BA në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Niveli dhe Grada Akademike

Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin BA profesional në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale, studentët fitojnë thirrjen akademike “Bachelor profesional në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale”.

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve të përcaktuara për studim në programin BA profesional në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale, sipas vendimit të AKA-së, është 130 studentë për vit akademik.

Tё drejtat e studentëve

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin Bachelor profesional në Marketing Digjital dhe Inteligjencë Artificiale zgjasin 3 vite akademike, përfshijnë gjithsej 180 ECTS dhe organizohen në 6 semestra studimi.

Format dhe metodat e mësimdhënies

Programi zbaton një qasje të përqendruar te studenti, duke kombinuar njohuritë teorike me përvojat praktike dhe duke nxitur të nxënit aktiv, mendimin kritik, kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve reale. Mësimdhënia realizohet përmes ligjëratave interaktive, diskutimeve të strukturuara, studimeve të rasteve, ushtrimeve praktike, laboratorëve me mjete të marketingut digjital dhe inteligjencës artificiale, projekteve individuale dhe grupore, simulimeve profesionale, punëtorive, hackathon-eve dhe aktiviteteve të tjera të bazuara në sfida reale të biznesit.

Programi promovon gjithashtu bashkëpunimin ndërdisiplinor, mentorimin e vazhdueshëm, reflektimin individual dhe përdorimin e metodave inovative të mësimnxënies, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë kompetenca profesionale të aplikueshme në mjedise reale të punës dhe të përgatiten për kërkesat e tregut bashkëkohor të punës.

Format e vlerësimit

Vlerësimi i studentëve është i orientuar drejt matjes së arritjes së rezultateve të të nxënit dhe kombinon vlerësimin formativ me atë sumativ. Vlerësimi sumativ realizohet përmes provimeve, kollokfiumeve, analizave të rasteve, eseve akademike, projekteve individuale dhe grupore, prezantimeve profesionale, projekteve përfundimtare (Capstone) dhe provimeve finale, duke vlerësuar njohuritë, aftësitë analitike, kompetencat praktike dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve reale.

Ndërkohë, vlerësimi formativ zhvillohet gjatë gjithë semestrit përmes kuizeve, detyrave praktike, mini-projekteve, pjesëmarrjes aktive në mësim, vlerësimit nga kolegët dhe reflektimeve individuale, duke mbështetur përmirësimin progresiv të performancës akademike dhe profesionale të studentëve.

Viti I

Hyrje në Marketing - 7 ETCS
Kompetenca Dixhitale dhe Platformat e Mediave Sociale - 7 ETCS
Mikroekonomia në Tregun Dixhital - 6 ETCS
Matematika për Biznes dhe Ekonomi - 5 ETCS
Shkrim Akademik dhe Aftësi Kërkimore - 5 ETCS
Aftësi Komunikimi Tradicional dhe Dixhital 5 ETCS
Sjellja e Konsumatorit - 7 ETCS
Mjetet e Marketingut Dixhital - 7 ETCS
Etika dhe Rregullimi në Mjediset Dixhitale - 6 ETCS
Statistikat dhe Analiza e të Dhënave për Marketing - 5 ETCS
Hyrje në Menaxhim - 5 ETCS
Anglisht për Marketing - 5 ETCS
Krijimi i Përmbajtjes dhe Tregimi i Historive - 5 ETCS

Viti II

Strategjia dhe Analitika e Mediave Sociale - 7 ETCS
Bazat e Scrum - 7 ETCS
Menaxhimi i Inovacionit në Marketing - 6 ETCS
Privatësia e të Dhënave, Siguria Kibernetike, Qeverisja e IA-së - 5 ETCS
Marketingu i Influencuesve dhe Partneritetet e Markave - 5 ETCS
Marketingu Ndërkombëtar dhe Ndërkulturor - 5 ETCS
Automatizimi i Marketingut dhe Sistemet CRM - 7 ETCS
Të Dhëna të Mëdha për Marketing (No-code) - 7 ETCS
Strategjia SEO dhe SEM - 6 ETCS
Menaxhimi i Projekteve në Marketingun Dixhital - 5 ETCS
Dizajni UX/CX - 5 ETCS
Vizualizimi dhe Interpretimi i të Dhënave - 5 ETCS

Viti III

IA e Aplikuar në Marketing - 7 ETCS
Menaxhimi Strategjik i Marketingut Dixhital - 7 ETCS
Modelet e Tregtisë Elektronike dhe të Biznesit Dixhital - 6 ETCS
Hulumtimi i Tregut - 5 ETCS
Hakimi dhe Eksperimentimi i Rritjes - 5 ETCS
Optimizimi i Shkallës së Konvertimit (CRO) & UX Analytics - 5 ETCS
IA dhe Analitika Parashikuese - 7 ETCS
Projekti Capstone (i integruar me punё praktike tek njëri nga partnerët) - 7 ETCS
Udhëheqje në Transformimin Dixhital - 6 ETCS
E Drejta Dixhitale dhe Pronësia Intelektuale - 5 ETCS
Auditimi i Performancës Dixhitale - 5 ETCS
Advanced Customer Journey Mapping 5 ETCS