Kompjuterikë dhe FinTech

Qëllimi dhe profili i programit

Programi i studimeve BSc “Kompjuterikë dhe FinTech” synon të përgatisë profesionistë të aftë në ndërthurjen e teknologjisë së informacionit, shkencës kompjuterike dhe financës moderne, duke iu përgjigjur nevojave në rritje të tregut vendor dhe ndërkombëtar për ekspertë në teknologjitë financiare. Programi ofron një qasje ndërdisiplinore që kombinon njohuritë teorike me aftësitë praktike në zhvillimin e zgjidhjeve FinTech, analizën e të dhënave, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale, blockchain dhe sistemet financiare digjitale.

Programi BSc Kompjuterikë dhe FinTech përfshin dy specializime:

Përmes këtyre specializimeve, programi synon të zhvillojë profesionistë me kompetenca teknike, analitike, kërkimore dhe etike, të aftë për të projektuar, zhvilluar dhe menaxhuar teknologji inovative në sektorët financiarë, bankarë dhe të biznesit.

Misioni

Misioni i programit BSc Kompjuterikë dhe FinTech është të përgatisë studentët për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës përmes mësimdhënies bashkëkohore, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale. Programi synon që studentët të ndërthurin shkencën kompjuterike me financën dhe inovacionin digjital, duke zhvilluar aftësi për të krijuar zgjidhje teknologjike moderne dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorëve financiarë dhe të biznesit.

Në përputhje me misionin e tij, programi BSc Kompjuterikë dhe FinTech synon të zhvillojë njohuri ndërdisiplinore, aftësi kërkimore dhe formim profesional e etik tek studentët në fushën e teknologjisë financiare, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Kujt i dedikohet programi BSc Kompjuterikë dhe FinTech?

Programi i studimit BSc Kompjuterikë dhe FinTech u dedikohet studentëve të interesuar në teknologjinë informative (IT), shkencën kompjuterike dhe financën moderne. Programi është i përshtatshëm për kandidatët që synojnë të zhvillojnë karrierë në sektorët e bankave, pagesave digjitale, kompanive FinTech, sigurimeve dhe platformave financiare digjitale.

Gjithashtu, programi u dedikohet individëve që synojnë karrierë në programim dhe zhvillim softuerik, analizë të të dhënave, siguri kibernetike, sisteme financiare dhe teknologji bankare. Në mënyrë më të gjerë, programi synon të përgatisë profesionistë të aftë për të ndërthurur teknologjinë dhe financën, duke iu përgjigjur kërkesës së lartë për ekspertë në fushën e teknologjive financiare.

Objektivat e programit të studimit

Programi i studimit BSc Kompjuterikë dhe FinTech ka për qëllim:

Rezultatet e të nxënit

Me përfundimin me sukses të programit BSc në Kompjuterikë dhe FinTech, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e mëposhtme:

Njohuri:

Shkathtësi:

Kompetenca:

Niveli dhe grada akademike

Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin BSc Kompjuterikë dhe FinTech, studentët fitojnë thirrjen akademike “Bachelor i Shkencave në Kompjuterikë dhe FinTech”.

Numri i vendeve për studim

Numri i vendeve të përcaktuara për studim në programin BSc Kompjuterikë dhe FinTech, sipas vendimit të AKA-së, është 130 studentë për vit akademik.

Tё drejtat e studentëve

Kohëzgjatja dhe numri i ECTS-ve

Studimet në programin BSc Kompjuterikë dhe FinTech zgjasin 3 vite akademike, përfshijnë gjithsej 180 ECTS dhe organizohen në 6 semestra studimi.

Format dhe metodat e mësimdhënies

Programi BSc në Kompjuterikë dhe FinTech bazohet në një qasje moderne didaktike që vendos studentin në qendër të procesit mësimor dhe integron njohuritë teorike me përvojën praktike. Procesi i mësimdhënies realizohet përmes metodave interaktive që nxisin pjesëmarrjen aktive të studentëve, duke përfshirë punën në grup, diskutimet tematike, detyrat praktike, ushtrimet laboratorike dhe projektet kërkimore.

Kjo qasje mbështet zhvillimin e të menduarit kritik, kreativitetit dhe aftësisë për aplikimin e njohurive në situata reale në fushën e teknologjisë, financës dhe zgjidhjeve inovative FinTech. Përmes kombinimit të teorisë dhe praktikës, studentët zhvillojnë kompetenca profesionale të nevojshme për tregun bashkëkohor të punës.

Format e vlerësimit

Çdo lëndë në programin BSc në Kompjuterikë dhe FinTech mbështetet nga një syllabus individual, i cili përcakton rezultatet e të nxënit, përmbajtjen javore, format e mësimdhënies, metodat e vlerësimit dhe literaturën e rekomanduar. Vlerësimi i studentëve realizohet përmes kombinimit të vlerësimit formativ dhe përmbledhës, duke siguruar transparencë, drejtësi dhe monitorim të vazhdueshëm të progresit akademik.

Vlerësimi formativ zhvillohet gjatë semestrit përmes kuizeve, detyrave, aktiviteteve në klasë, ushtrimeve laboratorike, pjesëmarrjes aktive në diskutime dhe punës në grup, duke mbështetur zhvillimin gradual të njohurive dhe aftësive praktike të studentëve.

Vlerësimi përmbledhës realizohet në fund të semestrit dhe përfshin provime, prezantime, punime seminarike dhe projekte praktike. Në lëndët profesionale dhe praktike, theks i veçantë i kushtohet projekteve ku studentët zhvillojnë zgjidhje digjitale, aplikacione dhe sisteme inovative në fushën e FinTech.

Studimet përmbyllen me temën e diplomës Bachelor, ku studentët realizojnë një projekt të pavarur kërkimor ose aplikativ që integron njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e fituara gjatë gjithë programit të studimit.

Viti I

Hyrje në Programim - 7 ETCS
Matematikë e Aplikuar - 7 ETCS
Hyrje në Ekonomi - 5 ETCS
Kontabilitet - 6 ETCS
Banka dhe Financa - 5 ETCS
Gjuhë Angleze - 5 ETCS
Programim i Orientuar nga Objektet - 7 ETCS
Hyrje në FinTech - 7 ETCS
Algoritme dhe Struktura të të Dhënave - 6 ETCS
Statistikë e Aplikuar në Financë - 5 ETCS
Shërbime të Bazuara në Cloud të FinTech - 5 ETCS
Tregu i Sigurimeve - 5 ETCS

Viti II

Dizajn dhe Analizë Algoritmesh - 7 ETCS
Inxhinieri Softuerësh - 6 ETCS
Sisteme tё Data Bazave - 6 ETCS
Hyrje në Teknologjinë e Kriptomonedhave dhe Blockchain - 6 ETCS
Tregje dhe Institucione Financiare - 5 ETCS
Programim nё Ueb dhe Mobile - 5 ETCS
Analiza e Rrezikut Financiar - 7 ETCS
Hyrje në Inteligjencën Artificiale - 6 ETCS
Cloud Computing - 6 ETCS
Marketing Dixhital dhe Media Sociale - 6 ETCS
Paraja Dixhitale dhe Inovacionet Financiare - 5 ETCS
Etika dhe Rregullimi për Financën Dixhitale - 5 ETCS

Viti III - Specializimi Kriptovalutat dhe Blockchain

Teknologji e Avancuar Blockchain - 7 ETCS
Investime në Kriptomonedha dhe Menaxhim Portofoli - 7 ETCS
Kriptografi e Aplikuar në FinTech - 6 ETCS
Siguria e Kriptomonedhave dhe Rrjetet Blockchain - 5 ETCS
Arkitektura e Blockchain dhe Kontratat Inteligjente - 5 ETCS
Ekonomia e Kriptomonedhave dhe Tregjet Digjitale - 5 ETCS
Analitika e të Dhënave në Tregjet e Kriptomonedhave - 8 ETCS
Rregullimi dhe Licencimi i Kriptomonedhave - 8 ETCS
Tema e Diplomёs - 14 ETCS

Viti III - Specializimi Banka Digjitale dhe Sigurime

Siguria kibernetike në shërbimet financiare - 7 ETCS
Bankat digjitale dhe sistemet e pagesave online - 7 ETCS
Kriptografia e aplikuar në FinTech - 6 ETCS
Sistemet e informacionit financiar - 5 ETCS
Sigurimi dixhital (InsurTech) - 5 ETCS
Menaxhimi financiar - 5 ETCS
Analitika e të Dhënave në Banka dhe Sigurime - 8 ETCS
Menaxhimi i Riskut Operacional - 8 ETCS
Tema e Diplomёs - 14 ETCS