Programi i studimeve BSc “Teknik Dentar” synon të përgatisë teknikë dentarë kompetentë dhe etikë, të pajisur me njohuri të avancuara teorike dhe aftësi praktike në projektimin dhe prodhimin e protezave dhe pajisjeve dentare, duke integruar teknikat tradicionale laboratorike me teknologjitë moderne digjitale si CAD/CAM.
Programi synon të zhvillojë profesionistë të aftë për të kontribuar në ekipet multidisiplinare të kujdesit oral, të zbatojnë praktika të bazuara në dëshmi shkencore, të promovojnë inovacionin dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dentare dhe mirëqenien e komunitetit në Kosovë dhe më gjerë.
Programi BSc Teknik Dentar kombinon njohuritë teorike me aftësitë praktike laboratorike dhe përdorimin e teknologjive digjitale, duke u mundësuar studentëve të zhvillojnë kompetenca të plota profesionale. Kurrikula është e dizajnuar për të siguruar cilësi të lartë akademike, duke integruar kërkimin shkencor dhe inovacionin në procesin e të nxënit.
Përmes kësaj qasjeje, programi përgatit të diplomuar të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe për t’u përshtatur me zhvillimet e vazhdueshme në fushën e teknologjisë dentare.
Misioni i programit BSc Teknik Dentar është të ofrojë një arsim të përqendruar te studenti dhe të bazuar në prova shkencore, i cili ndërthur mjeshtërinë tradicionale laboratorike me teknologjitë e avancuara digjitale, përfshirë sistemet CAD/CAM.
Programi synon të përgatisë teknikë dentarë me kompetenca të larta profesionale, të aftë për projektimin, zhvillimin dhe prodhimin e protezave dhe pajisjeve dentare cilësore, duke respektuar standardet profesionale dhe etike të fushës.
Përmes integrimit të inovacionit, kërkimit shkencor dhe etikës profesionale, të diplomuarit përgatiten të kontribuojnë në mënyrë efektive në ekipet multidisiplinare dentare dhe në përmirësimin e shëndetit oral dhe cilësisë së jetës së qytetarëve në Kosovë dhe më gjerë.
Programi i studimit BSc Teknik Dentar u dedikohet studentëve që synojnë të zhvillojnë karrierë në fushën e teknikës dentare dhe të bëhen profesionistë të kualifikuar në projektimin dhe prodhimin e protezave dhe pajisjeve dentare cilësore.
Programi është i përshtatshëm për individë të interesuar në punën praktike laboratorike, teknologjitë dentare dhe zhvillimin profesional në një fushë që kombinon shkencën, artin teknik dhe inovacionin teknologjik.
Të diplomuarit e këtij programi përgatiten të kontribuojnë në ekipet multidisiplinare dentare përmes inovacionit, kërkimit shkencor dhe zbatimit të etikës profesionale, duke ndikuar në përmirësimin e shëndetit oral dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në Kosovë dhe më gjerë.
Programi i studimit BSc Teknik Dentar ka për qëllim:
Me përfundimin me sukses të programit BSc në Teknik Dentar, studentët do të jenë në gjendje të demonstrojnë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e mëposhtme:
Njohuri:
Shkathtësi:
Kompetenca:
Me përfundimin e suksesshëm të studimeve në programin BSc Teknik Dentar, studentët fitojnë thirrjen akademike “Bachelor i Shkencave në Teknik Dentar”.
Numri i vendeve të përcaktuara për studim në programin BSc Teknik Dentar, sipas vendimit të AKA-së, është 50 studentë për vit akademik.
Studimet në programin BSc Teknik Dentar zgjasin 3 vite akademike, përfshijnë gjithsej 180 ECTS dhe organizohen në 6 semestra studimi.
Pjesa praktike e programit BSc Teknik Dentar është e integruar në mënyrë progresive përgjatë të gjashtë semestrave të studimeve dhe përbën një komponent thelbësor në zhvillimin e kompetencave profesionale të studentëve.
Trajnimi praktik realizohet në laboratorët dentarë dhe laboratorët paraklinikë të Fakultetit të Stomatologjisë, në grupe të vogla, duke mundësuar zhvillimin e aftësive teknike, manuale dhe digjitale në fushën e teknologjisë dentare.
Praktika përfshin ushtrime laboratorike të ndërlidhura me lëndët profesionale, si dhe praktikë profesionale të detyrueshme në laboratorë dentarë të licencuar, ku studentët aplikojnë njohuritë e fituara në mjedise reale të punës nën mbikëqyrje profesionale.
Mësimdhënia në programin BSc Teknik Dentar organizohet përmes një kombinimi të ligjëratave teorike, seminareve, ushtrimeve laboratorike dhe trajnimit praktik, duke integruar njohuritë shkencore me zhvillimin e aftësive profesionale.
Ligjëratat ofrojnë bazën teorike të nevojshme për kuptimin e disiplinës, ndërsa seminaret zhvillohen në grupe të vogla dhe synojnë të nxisin diskutimin, analizën kritike dhe ndërveprimin aktiv të studentëve.
Një pjesë e rëndësishme e programit i kushtohet punës praktike laboratorike, ku studentët zhvillojnë aftësi teknike në përpunimin e materialeve dentare, prodhimin e protezave dhe përdorimin e teknologjive moderne digjitale CAD/CAM.
Procesi mësimor mbështetet nga mjedise moderne laboratorike dhe klinike, përfshirë laboratorët paraklinikë, laboratorët e teknologjisë dentare dhe infrastrukturën e avancuar digjitale në kampusin e Kolegjit AAB dhe institucionet klinike bashkëpunuese.
Vlerësimi në programin BSc Teknik Dentar është i vazhdueshëm dhe i strukturuar në mënyrë që të kombinojë vlerësimin e njohurive teorike me atë të aftësive praktike, duke siguruar arritjen e rezultateve të synuara të të nxënit.
Njohuritë teorike të studentëve vlerësohen përmes provimeve me shkrim në fusha si biomaterialet dentare, dizajni i protezave dhe anatomia dentare, ndërsa aftësitë praktike dhe teknike vlerësohen përmes punës laboratorike, provimeve praktike dhe projekteve laboratorike.
Programi zbaton një kombinim të vlerësimit përmbledhës dhe atij formativ. Vlerësimi përmbledhës përfshin provimet përfundimtare, kolokiumet, provimet me gojë dhe projektet seminarike ose kërkimore, ndërsa vlerësimi formativ realizohet përmes kuizeve, detyrave në klasë, pyetjeve javore dhe monitorimit të vazhdueshëm të aktiviteteve laboratorike.