Prof. Ass. Dr. Agron Hajdini është lindur më 1 maj 1974 në Rufc të Vjetër, ku përfundoi shkollimin fillor, shkollimin e mesëm e përfundoi në Lipjan. Në vitin 1998, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa”. Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet postdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Në vitin 2019, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shën Klement të Ohrit, me temën: “Zbatimi i Legjislacionit Evropian nga Fusha e Turizmit si një Faktor i Rëndësishëm për Zhvillimin e Turizmit në Kosovë”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Turizëm.
Përvoja e tij profesionale filloi në fushën e arsimit, fillimisht në Shkollën e Mesme Ulpiana, në Lipjan, në vitin 1998 deri në 2002. Nga viti 2002 e deri në vitin 2017, Prof. Hajdini ka pasur një karrierë të gjatë në Bankën për Biznes – BpB (https://bpbbank.com), ku ka punuar në pozitën Drejtor i Degës, në Lipjan.
Përveç angazhimeve tjera gjatë kësaj periudhe, në vitet 2013 deri në 2017 ka qenë asambleist në nivelin komunal (https://lipjan.rks-gov.net).
Gjatë vitit 2018 është angazhuar në Komunën e Lipjanit, së pari si Vlerësues i Pronave, e më pas si Inspektor i Tregut.
Prof. Ass. Dr. Agron Hajdini është një akademik dhe menaxher me përvojë të gjatë në sektorin privat dhe akademik në Kosovë. Aktualisht është Shef i Njësisë në KRU – Prishtina (https://kru-prishtina.com). Me një karrierë shumë të pasur që përfshin menaxhimin e ndërmarrjeve publike e private, zhvillimin e arsimit të lartë, padyshim që paraqet një personalitet të aftë.
Prof. Hajdini ka një aktivitet të gjatë akademik. Nga viti akademik 2012/13 e deri në vitin akademik 2014/15 ka qenë pjesë e stafit të në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net) ku ka filluar punën si Asistent i Lëndëve Ekonomike si: Menaxhmenti Bankar, Tregjet Financiare dhe Institucionet, Paraja, Banka dhe Krediti.
Që nga viti akademik 2020/21, është pjesë e stafit në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net), ku ligjëron Lëndët Ekonomike si: Kontabilisti në Biznes dhe E Drejta Biznesore.
Përveç edukimit akademik, Prof. Ass. Dr. Hajdini ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme që lidhen me fushën e ekonomisë dhe aftësitë menaxheriale, në vitin 2003 ai mori pjesë në trajnimin “Njohuri për Softwaret e Bankës”, në vitin 2005 në “Trajnim në Fushën e Menaxhmentit”, në vitin 2006 në “Trajnim për Punët e Menaxhmentit”, e gjithashtu edhe në vitin 2011, në një trajnim me të njejtin emër. Trajnime këto, të organizuara nga Banka për Biznes (https://bpbbank.com), të cilat ndikuan në rritjen e cilësive organizative dhe menaxheriale të Prof. Hajdinit.
Poashtu në vitin 2011, mori pjesë në trajnimin e organizuar nga BSC Kosova, për Menaxhimin e NVM-ve dhe Menaxhimin e projekteve, me emrin “Trajnim për Menaxhment”.
Viti 2012 ishte një vit produktiv për të për sa i përket trajnimeve, pasi mori pjesë në trajnimet e organizuara nga EBRD (https://www.ebrd.com/home/what-we-do/where-we-invest/kosovo.html), me çertifikata që konfirmojnë pjesëmarrjen e tij në “Punëtori të Kontrollit të Brendshëm” dhe në “Punëtori të Trajnimeve të Shitjeve”.
Në vitin 2015, mori pjesë në Modulin e Trajnimit “Change Management”, të organizuar nga WIFI Albania.
Nuk mungojnë as çertifikimet për trajnimet nga QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion) – Kolegji AAB, (https://qapi.aab-edu.net/) ku në vitin 2021 mori pjesë në Trajnimin “Mësimdhënia, vlerësimi dhe hartimi i rezultateve mësimore në AAB”. Në vitin 2022, mori pjesë në dy trajnime tjera nga e njejta qendër, trajnimin “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës”, e më pas në trajnimin “Komunikimi dhe ndërlidhja e hulumtimeve me politikat publike”.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar. Punimet e tij përfshijnë:
Bajçinca E., Hajdini A., Shala B., Hashani M. (2024). Roli i Investimeve të Huaja Direkte në Zhvillimin e Sektorit Bankar. Journal of Governance and Regulation / Volume 13, Issue 1.
https://virtusinterpress.org/The-role-of-foreign-direct-investments-in-the-developing-of-banking-sector.html
Aliu Y., Hajdini A. (2022). Roli i Menaxhimit të Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Trajnimit në Kosovë. Quality Access to Success / Volume 23, Issue 188.
https://openurl.ebsco.com/EPDB%3Agcd%3A7%3A4540919/detailv2?sid=ebsco%3Aplink%3Ascholar&id=ebsco%3Agcd%3A157377763&crl=c&link_origin=scholar.google.com
Aliu Y., Hajdini A. (2021). Shqyrtimi i Sfidave para Shërbimit Publik të Punësimit në Republikën e Kosovës. Croatian International Relations Review / Volume 27, Issue 88.
https://cirrj.org/menuscript/index.php/cirrj/article/view/457
Islami E., Sejdiu L., Hajdini A., Imeri V. (2021). Roli i Departamentalizimit, Strukturës Divizionale dhe Njësive Strategjike të Biznesit (SBUS) në Ndërmarrjet në Kosovë. Calitatea Journal / Volume 22, Issue 183.
https://www.proquest.com/openview/ce6ab18ce7782fdb5db734a132cb89a9/1?pq-origsite=gscholar&cbl=1046413
Islami E., Sejdiu L., Hajdini A. (2020). Promovimi i Shërbimeve të Punësimit me Fokus Orientimin në Karrierë dhe Kërkimin Aktiv të Punës tek të rinjtë në Rajonin e Pejës. Acta Universitatis Danubis / Volume 16, Issue 6.
https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=936958
Hajdini A. (2018). Ndikimi i Etikës dhe Motivimit në Operacionet e Ndërmarrjeve Turistike në Kosovë. Development – SCfD18 Abstract.
Hajdini A. (2018). Turizmi në Komunën e Lipjanit. Centrum Magazine / Issue 9.
https://centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf
2017 – Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare “Stabiliteti Ekonomik në Shtetet e Ballkanit dhe Sfidat e Integrimit.” Kolegji AAB, Kosovë.
Tutje, Prof. Ass. Dr. Hajdini, në vitin 2022 ka dhënë një intervistë për Nacionale (https://nacionale.com/), ku ka diskutuar një temë të rëndësishme për sferën ekonomike në Kosovë, borxhin e familjeve kosovare ndaj bankave (https://nacionale.com/sociale/alarm-rritet-teper-shume-borxhi-i-familjeve-kosovare-ndaj-bankave-cdo-e-katerta-ne-mbingarkese-6172)
Prof. Ass. Dr. Agron Hajdini është një personalitet me përvojë dhe ndërlidhje në mes akademisë, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike & private, menaxhimin e korporatave, i njohur për kapitalin social të tij dhe përkushtimin për avancimin e institucioneve ku punon.
Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Lipjan.