Prof. Ass. Dr. Agron Hajdini është lindur më 1 maj 1974 në Rufc të Vjetër, ku përfundoi shkollimin fillor, shkollimin e mesëm e përfundoi në Lipjan. Në vitin 1998, diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin “Banka dhe Financa” (https://uni-pr.edu/) . Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet postdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (Mr.Sc). Në vitin 2019, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shën Klement të Ohrit (https://uklo.edu.mk), me temën: “Zbatimi i Legjislacionit Evropian nga Fusha e Turizmit si një Faktor i Rëndësishëm për Zhvillimin e Turizmit në Kosovë”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Turizëm.
Përvoja e tij profesionale filloi në fushën e arsimit, fillimisht në Shkollën e Mesme Ulpiana, në Lipjan, në vitin 1998 deri në 2002. Nga viti 2002 e deri në vitin 2017, Prof. Hajdini ka pasur një karrierë të gjatë në Bankën për Biznes – BpB (https://bpbbank.com), ku ka punuar në pozitën Drejtor i Degës, në Lipjan.
Përveç angazhimeve tjera gjatë kësaj periudhe, në vitet 2013 deri në 2017 ka qenë asambleist në nivelin komunal (https://lipjan.rks-gov.net).
Gjatë vitit 2018 është angazhuar në Komunën e Lipjanit, së pari si Vlerësues i Pronave, e më pas si Inspektor i Tregut.
Prof. Ass. Dr. Agron Hajdini është një akademik dhe menaxher me përvojë të gjatë në sektorin privat dhe akademik në Kosovë. Aktualisht është Shef i Njësisë në KRU – Prishtina (https://kru-prishtina.com). Me një karrierë shumë të pasur që përfshin menaxhimin e ndërmarrjeve publike e private, zhvillimin e arsimit të lartë, padyshim që paraqet një personalitet të aftë.
Prof. Hajdini ka një aktivitet të gjatë akademik. Nga viti akademik 2012/13 e deri në vitin akademik 2014/15 ka qenë pjesë e stafit të në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net) ku ka filluar punën si Asistent i Lëndëve Ekonomike si: Menaxhmenti Bankar, Tregjet Financiare dhe Institucionet, Paraja, Banka dhe Krediti.
Që nga viti akademik 2020/21, është pjesë e stafit në Kolegjin AAB (https://aab-edu.net), ku ligjëron Lëndët Ekonomike si: Kontabilisti në Biznes dhe E Drejta Biznesore.
Përveç edukimit akademik, Prof. Ass. Dr. Hajdini ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme që lidhen me fushën e ekonomisë dhe aftësitë menaxheriale, në vitin 2003 ai mori pjesë në trajnimin “Njohuri për Softwaret e Bankës”, në vitin 2005 në “Trajnim në Fushën e Menaxhmentit”, në vitin 2006 në “Trajnim për Punët e Menaxhmentit”, e gjithashtu edhe në vitin 2011, në një trajnim me të njejtin emër. Trajnime këto, të organizuara nga Banka për Biznes (https://bpbbank.com), të cilat ndikuan në rritjen e cilësive organizative dhe menaxheriale të Prof. Hajdinit.
Poashtu në vitin 2011, mori pjesë në trajnimin e organizuar nga BSC Kosova, për Menaxhimin e NVM-ve dhe Menaxhimin e projekteve, me emrin “Trajnim për Menaxhment”.
Viti 2012 ishte një vit produktiv për të për sa i përket trajnimeve, pasi mori pjesë në trajnimet e organizuara nga EBRD (https://www.ebrd.com/home/what-we-do/where-we-invest/kosovo.html), me çertifikata që konfirmojnë pjesëmarrjen e tij në “Punëtori të Kontrollit të Brendshëm” dhe në “Punëtori të Trajnimeve të Shitjeve”.
Në vitin 2015, mori pjesë në Modulin e Trajnimit “Change Management”, të organizuar nga WIFI Albania.
Nuk mungojnë as çertifikimet për trajnimet nga QAPI (Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion) – Kolegji AAB, (https://qapi.aab-edu.net/) ku në vitin 2021 mori pjesë në Trajnimin “Mësimdhënia, vlerësimi dhe hartimi i rezultateve mësimore në AAB”. Në vitin 2022, mori pjesë në dy trajnime tjera nga e njejta qendër, trajnimin “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës”, e më pas në trajnimin “Komunikimi dhe ndërlidhja e hulumtimeve me politikat publike”.
Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar. Punimet e tij përfshijnë:
Bajçinca E., Hajdini A., Shala B., Hashani M. (2024). Roli i Investimeve të Huaja Direkte në Zhvillimin e Sektorit Bankar. Journal of Governance and Regulation / Volume 13, Issue 1.
https://virtusinterpress.org/The-role-of-foreign-direct-investments-in-the-developing-of-banking-sector.html
Aliu Y., Hajdini A. (2022). Roli i Menaxhimit të Zyrave të Punësimit dhe Qendrave të Trajnimit në Kosovë. Quality Access to Success / Volume 23, Issue 188.
https://openurl.ebsco.com/EPDB%3Agcd%3A7%3A4540919/detailv2?sid=ebsco%3Aplink%3Ascholar&id=ebsco%3Agcd%3A157377763&crl=c&link_origin=scholar.google.com
Aliu Y., Hajdini A. (2021). Shqyrtimi i Sfidave para Shërbimit Publik të Punësimit në Republikën e Kosovës. Croatian International Relations Review / Volume 27, Issue 88.
https://cirrj.org/menuscript/index.php/cirrj/article/view/457
Islami E., Sejdiu L., Hajdini A., Imeri V. (2021). Roli i Departamentalizimit, Strukturës Divizionale dhe Njësive Strategjike të Biznesit (SBUS) në Ndërmarrjet në Kosovë. Calitatea Journal / Volume 22, Issue 183.
https://www.proquest.com/openview/ce6ab18ce7782fdb5db734a132cb89a9/1?pq-origsite=gscholar&cbl=1046413
Islami E., Sejdiu L., Hajdini A. (2020). Promovimi i Shërbimeve të Punësimit me Fokus Orientimin në Karrierë dhe Kërkimin Aktiv të Punës tek të rinjtë në Rajonin e Pejës. Acta Universitatis Danubis / Volume 16, Issue 6.
https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=936958
Hajdini A. (2018). Ndikimi i Etikës dhe Motivimit në Operacionet e Ndërmarrjeve Turistike në Kosovë. Development – SCfD18 Abstract.
Hajdini A. (2018). Turizmi në Komunën e Lipjanit. Centrum Magazine / Issue 9.
https://centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-1.pdf
2017 – Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare “Stabiliteti Ekonomik në Shtetet e Ballkanit dhe Sfidat e Integrimit.” Kolegji AAB, Kosovë.
Tutje, Prof. Ass. Dr. Hajdini, në vitin 2022 ka dhënë një intervistë për Nacionale (https://nacionale.com/), ku ka diskutuar një temë të rëndësishme për sferën ekonomike në Kosovë, borxhin e familjeve kosovare ndaj bankave (https://nacionale.com/sociale/alarm-rritet-teper-shume-borxhi-i-familjeve-kosovare-ndaj-bankave-cdo-e-katerta-ne-mbingarkese-6172)
Prof. Ass. Dr. Agron Hajdini është një personalitet me përvojë dhe ndërlidhje në mes akademisë, institucioneve dhe ndërmarrjeve publike & private, menaxhimin e korporatave, i njohur për kapitalin social të tij dhe përkushtimin për avancimin e institucioneve ku punon.
Është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Lipjan.