Msc. Saranda Sherifi Thaçi ka lindur me 15 tetor 1993 ne Trestenik, ku perfundoi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e perfundoi ne shkollën e mesme te Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, ndërsa në vitin 2016 i përfundoi studimet dhe diplomoi ne kolegjin “Rezonanca” ( https://rezonanca-rks.com/ ) në Prishtinë ne drejtimin “Infermieri”. Më pas ne vitin 2019 i përfundoi studimet postdiplomike në institucionin e njejtë akademik duke fituar titullin “Master i Shkencave të Infermierisë”.
Përvoja e saj profesionale në cilesinë e infermieres ka filluar ne QKMF ne qytetin e Vitisë nga viti 2019 duke vazhduar ushtrimin e profesionit deri më sot. Nga viti 2019 është angazhuar si ligjëruese në insitucionin akademik në “Kolegjin AAB”, në fakultetin e Shkencave shëndetësore (https://aab-edu.net/).
Msc. Saranda Sherifi Thaçi përgjatë angazhimit në kuadër të veprimtarisë profesionale në QKMF ndjek në menyrë konstante trajnimet përkatesë mbi bazën e së cilave synon të ngris në vazhdimësi njohuritë profesionale në funksion te rolit te infermierit ne zingjirin e sistemit shëndetësor. Angazhimi në botën akademike ka sjellë zhvillim dhe cilësi te reja me anë të cilave synohet qe të perforcohen dhe zhvillohen edhe më tej njohuritë në nivele edhe më të larta, duke shpërndarë dijet perkatëse me qëllim te ngritjes së rolit të infermierit në shoqëri dhe avancimit te tij të metutjeshëm.